Your dedications
Currently there are no new dedications

Blog masonry

Politikë

NËNTORI I TRETË:NGA SKËNDERBEU TE ISMAIL QEMALI:NGA PAVARËSIA KOMBËTARE TE BETEJA PËR ÇLIRIMIN E SHTETIT NGA PENGMARRJA POLITIKE:

Shqipëria nuk ka nevojë për një tjetër shpëtimtar.Ka nevojë të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga sistemi që prodhon shpëtimtarë të përjetshëm, kryetarë të pazëvendësueshëm dhe institucione të varura nga pushteti politik.Historia e kombit shqiptar njeh dy nëntorë me një simbolikë të jashtëzakonshme.I pari na kthen në 28 Nëntorin e vitit 1443, kur Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë dhe hapi një epokë të re të qëndresës shqiptare.I dyti na çon në 28 Nëntorin e vitit 1912, kur Ismail […]

todayOctober 13, 2026 12

Opinion

Puci nga burgu!Rreziku për Edi Ramën prej kohësh vjen nga burgu.

Nga Bledian Koka: “Dorëheqja” e Drejtorit të Burgjeve, Adriatik Kupi, do të duhej të ishte një zhvillim i përditshëm banal brenda një mazhorance të zhytur në skandale dhe në një dekadencë pa ndalim. Do të ishte e tillë, sikur të mos ishte, në fakt, hakmarrja personale e Edi Ramës nën “avujt” e konspiracionit të ushqyer me kujdes nga Belinda Balluku dhe Ulsi Manja.Videot me luanë dhe statuset me “hanxhi” të Edi Ramës, pasi arriti të ruante 85 vota në Kuvend, […]

todayOctober 13, 2026 12

Opinion

Një mijë vjet burg për Sali Hajdutin

100 vjet burg për Sali Kullën, i cili, pushtetin që ja dhanë të persekutuarit, e përdori tinëzisht dhe pabesisht, për qëllime dhe përfitime vetiake duke përdorur mjetet më të fëlliqta, më të pandershme, më primitive, në ushtrimin e pushtetit, klientelizmin, nepotizmin, krahinarizmin, sidomos duke mbajtur nën sqetull dhe ledhatuar nomenklaturën, pasuruar persekutorët dhe kriminelat e Diktaturës. 100 vjet të tjera burg për Sali Shpellën që i shkaktoi një dëm kolosal Shqipërisë, dhe për turp të botës, kur nuk u largua […]

todayOctober 13, 2026 11

Horoskopi

🔮 HOROSKOPI I DATËS – 13 TETOR 2026

DAORS MEDIA - DAORS RADIO ❤️ Dashuria • 💼 Puna • 💰 Financat • 🔮 Pritshmëritë E martë, 13 tetor 2026. Dita sjell një atmosferë ndryshimesh, reflektimi dhe mundësish për të marrë vendime të rëndësishme. Sipas interpretimit astrologjik, sot vëmendja përqendrohet te marrëdhëniet sentimentale, përgjegjësitë profesionale, siguria financiare dhe nevoja për të gjetur ekuilibrin midis emocioneve dhe arsyes. Në dashuri, disa shenja mund të përjetojnë afrime të papritura, ndërsa të tjera mund të përballen me situata që kërkojnë sinqeritet dhe […]

todayOctober 13, 2026 13

Histori

DERVISH BEJKO – 27-VJEÇARI QË U PUSHKATUA PAS REVOLTËS SË SPAÇIT DHE MBETI PA VARR!

24 MAJ 1973 – NJË NGA KATËR MARTIRËT E REVOLTËS ANTIKOMUNISTE TË SPAÇIT Historia e Dervish Bejkos është një nga dëshmitë më tragjike të terrorit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Një djalë i ri, të cilit regjimi i Enver Hoxhës i mori lirinë, më pas jetën dhe, në fund, i mohoi familjes edhe të drejtën për të pasur një varr ku ta kujtonte. Dervish Bejko ishte vetëm 27 vjeç kur u ekzekutua me pushkatim, më 24 maj 1973, pas shtypjes […]

todayOctober 12, 2026 15

Rajon

KOSOVA NUK ËSHTË MONEDHË SHKËMBIMI PËR INTERESAT GJEOPOLITIKE.

Edhe sa kohë do ta sakrifikoni Kosovën për interesat tuaja politike dhe ekonomike me Rusinë dhe Serbinë? Edhe sa prova ju duhen për të kuptuar se paqja e ndërtuar mbi lëshimet ndaj agresorit nuk është paqe, por një krizë e shtyrë për më vonë? Mjaft më me standarde të dyfishta! Mjaft më me predikime për drejtësinë, ndërsa vetë drejtësia vihet në pikëpyetje! Mjaft më me Kosovën si viktimë të kalkulimeve të fuqive të mëdha! Për vite me radhë, Perëndimi ka […]

todayOctober 12, 2026 8

Aktualitet

Pakicat greke sërish me vëmendje në Korçë, zëvendësministri Gkioulekas :Rrënjët e njerëzve tanë ishin këtu dhe vazhdojnë të jenë

Zëvendësministri grek për Maqedoninë dhe Trakën, Konstandinos Gkioulekas, ka zhvilluar një vizitë në Mitropolinë e Korçës, ku është takuar me Mitropolitin Anastas për të diskutuar mbi trashëgiminë fetare dhe jo vetëm. Ai theksoi se "çdo grek duhet të kalojë në Korçë që të shohë rrënjët e të parëve. Gjatë takimit, zëvendësministri grek u shpreh qartë për motivin e vizitës së tij: “Ishte detyrim imi të vija këtu. Çdo grek duhet të kalojë edhe nga Korça, të shohë rrënjët e njerëzve […]

todayOctober 12, 2026 7

Ekonomi

Qeveria nuk është shoqatë që merr përsipër fushata sensibilizuese për të ulur çmimet.

Qeveria dhe Kuvendi janë institucione që anagazhohen për të miratuar rregulla që garantojnë kontrollin dhe shmangin abuzimet, përfshirë ato që ndodhin në tregje. Në të gjithë këtë nismë populiste të nisur prej disa javësh, askush nga nismëtarët nuk na i ka dhënë përgjigje këtyre pyetjeve: Përse në Shqipëri çmimet e produkteve të konsumit janë sa 103.8 % e mesatares së BE? -Përse çmimet e ushqimeve janë më të larta se në Gjermani, Hollandë, Itali? Përse forcimi i monedhës vendase nuk […]

todayOctober 12, 2026 10

Rajon

Flora Brovina, ikona që na pamundëson kornizën

Nga Aleksandër Çipa Në javën e parë të janarit të vitit 2001 mbërrita në Prishtinë prej Tirane, për të nisur një përvojë të re në jetën time, si kryeredaktor I një së përditshmeje të njohur, por më së shumti, për të fituar me vonesë, një njohje dhe dijeni për gjysmën e atdheut tim, Kosovën.Ishte dimër i ftohtë. Temperaturat shënonin përditshmërisht nga minus 10, deri në minus 20 gradë celcius. Si mesdhetar i mbërritur në Prishtinën kontinentale, kjo ishte një përvojë […]

todayOctober 12, 2026 10