Your dedications
Currently there are no new dedications

Aktualitet

Pakicat greke sërish me vëmendje në Korçë, zëvendësministri Gkioulekas :Rrënjët e njerëzve tanë ishin këtu dhe vazhdojnë të jenë

todayOctober 12, 2026 5

Background
share close

Zëvendësministri grek për Maqedoninë dhe Trakën, Konstandinos Gkioulekas, ka zhvilluar një vizitë në Mitropolinë e Korçës, ku është takuar me Mitropolitin Anastas për të diskutuar mbi trashëgiminë fetare dhe jo vetëm. Ai theksoi se “çdo grek duhet të kalojë në Korçë që të shohë rrënjët e të parëve.

Gjatë takimit, zëvendësministri grek u shpreh qartë për motivin e vizitës së tij: “Ishte detyrim imi të vija këtu. Çdo grek duhet të kalojë edhe nga Korça, të shohë rrënjët e njerëzve tanë që ishin këtu dhe që vazhdojnë të jenë”.

Nga ana e tij, Mitropoliti Anastas shprehu gëzim për vizitën e delegacionit, duke vënë në dukje nevojën për mbështetje të jashtme për zhvillimin e kishës.

Ai informoi zëvendësministrin për ekzistencën e Muzeut të Kishës në Korçë, i cili zotëron një fond të pasur prej 7.000 ikonash, si dhe vuri në theks harmoninë me të cilën bashkëjetojnë qytetarët e feve të ndryshme në qytet.

Përtej takimit institucional në Mitropoli, zoti Gkioulekas u takua me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës kombëtare greke në Korçë. Gjatë këtij takimi, u diskutuan sfidat që përballen banorët e kësaj komuniteti, me fokus të veçantë në çështjet që lidhen me arsimin dhe bursat e studimeve.

Korça Report:

Written by: Daors Media

Rate it