Your dedications
Currently there are no new dedications

Ekonomi

Qeveria nuk është shoqatë që merr përsipër fushata sensibilizuese për të ulur çmimet.

todayOctober 12, 2026 3

Background
share close

Qeveria dhe Kuvendi janë institucione që anagazhohen për të miratuar rregulla që garantojnë kontrollin dhe shmangin abuzimet, përfshirë ato që ndodhin në tregje.

Në të gjithë këtë nismë populiste të nisur prej disa javësh, askush nga nismëtarët nuk na i ka dhënë përgjigje këtyre pyetjeve:

  • Përse në Shqipëri çmimet e produkteve të konsumit janë sa 103.8 % e mesatares së BE?

-Përse çmimet e ushqimeve janë më të larta se në Gjermani, Hollandë, Itali?

  • Përse forcimi i monedhës vendase nuk ka sjellë ulje të çmimeve për produktet e importit?
  • Përse degët kryesore të ekonomisë si ndërtimi, tregtia dhe turizmi nuk furnizohen nga prodhimi vendas?

Përgjigjja është e thjeshtë: një tregtar zgjedh të mbajë marzh të lartë fitimi dhe të mos transmetojë në çmim efektin real që jep kursi i këmbimit nëse nuk ka konkurrencë ose kur ka marrëveshje me konkurrentin.

Shumica e tregjeve në Shqipëri kanë strukturë monopoli dhe oligopoli. Lirinë e bizneseve për të hyrë në një treg e garantojnë ata që miratojnë dhe zbatojnë politikat publike.

Mjafton të shohësh tregu e naftës, tregun e inputeve bujqësore, tregun e miellit, të drejtat e distribucionit, tregjet e sigurimit etj. dhe e kupton shumë mirë se përse shqiptarët paguajnë çmime më të shtrenjta se vendet e pasura të Bashkimit Europian dhe përse kosto e jetesës është rritur më shumë se të ardhurat për frymë.

Kjo ndodh sepse me bekim dhe lejim nga lart, favoret e pritshme që mund t’i vinin konsumatorit shqiptar nga rritja ekonomike dhe mbiçmimi i monedhës janë shpërndarë në një grusht njerzish që janë pronarë të bizneseve të mëdha.

Që kjo të mos ndodhë duhet që kompanitë të mos kenë pengesa administrative për të hyrë në treg dhe mekanizmat e kontrollit të konkurrencës të jenë efektive.

Të dy këto instrumenta i ka në dorë kryeministri që drejton qeverinë dhe kontrollon shumicën e Kuvendit, por që sot del si i shqetësuar për çmimet e larta dhe “var shpresat” te zemërgjerësia e oligarkëve!

Shkruan Ola Xama:

Written by: Daors Media

Rate it