Your dedications
Currently there are no new dedications

Blog sidebar

Aktualitet

Policia e Ramës dhunoi edhe turistin italian/ Marco Benvenuto: Më goditën, 3 ditë në qeli pa kontaktuar ambasadën

Dhuna policore gjatë revoltave studentore kundër qeverisë së Edi Ramës nuk ka kursyer as shtetasit e huaj që ndodheshin rastësisht në protestat në Tiranë. Një qytetar italian, Marco Benvenuto, me profesion shef kuzhine dhe vizitor në Shqipëri, rrëfen për Syri-n se si u ndalua dhe u dhunua nga efektivët e policisë, ndonëse, sipas dëshmisë së tij, nuk ishte pjesë e protestës dhe kishte mbërritur në zonë vetëm 10-15 minuta më […]

todayNovember 4, 2026 11

Politikë

TË GJITHË DËSHTUAT! 36 VJET E MBAJTËT SHQIPËRINË PENG ME PREMTIME, PROPAGANDË DHE POPULIZËM – TANI HAPNI RRUGËN, SEPSE POPULLI NUK JU KA BORXH EDHE 36 VJET TË TJERA!

LËVIZJA POLITIKE “DIASPORA PËR SHQIPËRINË” Shqipëria nuk është e varfër në njerëz të aftë. Është e varfëruar nga një kulturë politike që ka shpërblyer besnikërinë ndaj kryetarit më shumë se aftësinë, propagandën më shumë se të vërtetën dhe pushtetin më shumë se interesin kombëtar. Ka ardhur koha të flasim për atë që politika shqiptare ka tentuar vazhdimisht ta mbulojë me fjalime, premtime, akuza të ndërsjella dhe spektakle televizive. Ka ardhur […]

todayNovember 4, 2026 7

Art/Kulturë

TI JE VATRA IME !…

A e di, do të të them diçka, edhe mua më kanë munguar fjalët.. te ngjashme me ty..A e di që me mungesën tënde, nuk flija e qetë..Do të flija duke përqafuar jastëkun tënd aromatik..Këtë dhomë! Këtë shtrat! Ëndërroj në ëndrrat e mia të zymta dhe të trishtueshme. Nuk mund ta shuaja mallin për ty në asnjë mënyrë tjetër…Vdisja çdo ditë me dëshirën për të parë fytyrën tënde të dashur..Ah, […]

todayNovember 4, 2026 11

Opinion

AMERIKANËT NUK IA SHITËN VOTËN TRUMPIT

-Kur arroganca e pushtetit, premtimet financiare dhe politika e përplasjes ndeshen me vullnetin e qytetarëve, demokracia mund të japë një përgjigje të papritur- Amerikanët i dhanë Donald Trumpit një mësim të fortë politik. Në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit 2026, ata nuk iu dhanë republikanëve votën e kërkuar, pavarësisht premtimit të presidentit për t'u dhënë 5.000 dollarë çdo qytetari të rritur amerikan nëse republikanët ruanin kontrollin e Kongresit. Apo […]

todayNovember 4, 2026 13

Botë

Qeveria e re e Hungarisë ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme për zbardhjen e së kaluarës komuniste, duke vendosur hapjen e arkivave të ish-shërbimeve sekrete dhe publikimin e emrave të dhjetëra mijëra personave që dyshohet se kanë bashkëpunuar me regjimin.

Sipas të dhënave të historianëve, në dokumentet e periudhës 1945–1989 figurojnë rreth 50 mijë deri në 60 mijë persona që kanë shërbyer si informatorë të policisë sekrete. Ata raportonin për aktivitetin e qytetarëve, përfshirë fqinjët, miqtë, kolegët dhe madje edhe familjarët e tyre, duke ndihmuar regjimin të kontrollonte shoqërinë dhe të shtypte kundërshtimet politike. Nisma ishte një nga premtimet elektorale të kryeministrit Péter Magyar, i cili kishte deklaruar se do […]

todayNovember 4, 2026 12

Botë

AMERIKA VENDOS FRENA: HUMBJE E RËNDË REPUBLIKANE DHE NJË PARALAJMËRIM QË SHKON PËRTEJ TRUMPIT

Çfarë nate për demokratët dhe çfarë goditjeje për republikanët! Zgjedhjet amerikane të mesmandatit të 3 nëntorit 2026 kanë ndryshuar ekuilibrin politik në Uashington dhe kanë rrëzuar disa prej bindjeve më të ngulitura mbi hartën elektorale amerikane. Sipas raportimeve të deritanishme, demokratët kanë fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit. Numërimi dhe certifikimi vazhdojnë, ndaj përmasat përfundimtare të shumicave kërkojnë ende pritje. Por mesazhi politik tashmë është i fortë: […]

todayNovember 4, 2026 19

Politikë

Ftesë për bashkim/ Berisha ftesë për Lapajn, Shehajn dhe Qorin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur i gatshëm të ulet në bisedime me drejtuesit e forcave të tjera opozitare, përfshirë Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn, me qëllim krijimin e një fronti të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës. I ftuar në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu, Berisha u pyet për mundësinë e bashkimit me partitë e reja opozitare, të cilat kanë shprehur rezerva për një […]

todayNovember 4, 2026 17

Art/Kulturë

Mos u zhvish:Më lër të të zbuloj:

Mos u zhvish.Jo ende.Nata është e gjatë, dhe unë dua ta njoh trupin tënd siç njihet një poezi varg pas vargu, frymë pas fryme.Më lër të të lexoj pa zhurmë, me duar që dridhen jo nga nxitimi, por nga adhurimi.Se ç’ka më të shenjtë në këtë botë sesa një trup që pret të zbulohet, një frymë që pret të ndjehet.Në çdo centimetër të lëkurës tënde ka një univers të fshehur.Më […]

todayNovember 3, 2026 25 1

Politikë

TË GJITHË DËSHTUAT, NDAJ DUHET TË IKNI! SHQIPËRIA NUK ËSHTË PRONA JUAJ, AS POPULLI SHQIPTAR NUK ËSHTË PENGU JUAJ!

QËNDRIM POLITIK I LËVIZJES “DIASPORA PËR SHQIPËRINË” 36 VJET PREMTIME, ZHGËNJIME, PËRÇARJE DHE PUSHTET PERSONAL. KA ARDHUR KOHA QË SHQIPËRIA TË ÇLIROHET NGA MONOPOLI I POLITIKËS SË VJETËR! Për më shumë se tri dekada, shqiptarëve u është premtuar një Shqipëri europiane, demokratike, e lirë, e drejtë dhe me institucione që u shërbejnë qytetarëve. U është premtuar një shtet ku ligji do të ishte mbi pushtetin, ku vota do të respektohej, […]

todayNovember 3, 2026 14

Opinion

Rama e Veliaj, ende vëllezër, por tani si Kaini dhe Abeli

Nga Lorenc Vangjeli Ishte sekret publik që e dinin të gjithë, por askush nuk fliste për të. Armiqësia e egër mes kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës u duk sikur u shpik nga hiçi dhe hapi një front i ri lufte. Kësaj here brenda PS-së. Njëra anë e llogores qëndron në katin e dytë të godinës së kryeministrisë, ana tjetër është e mbyllur me kyç në qelitë e burgut […]

todayNovember 3, 2026 13