Your dedications
Currently there are no new dedications

Blog masonry

Kuriozitete

ZBULIM I RRALLË NË AIGAI: STATUJA 2200-VJEÇARE E HESTISË, PERËNDESHËS QË “RUANTE” VATRËN DHE QYTETIN

Një prej zbulimeve më të veçanta të arkeologjisë së periudhës helenistike ka dalë nga qyteti antik i Aigait, në provincën e Manisës, në Turqinë e sotme. Bëhet fjalë për një statujë monumentale prej mermeri të Hestisë, perëndeshës së vatrës, familjes dhe rendit qytetar në botën e lashtë greke. Statuja është rreth 2,7 metra e lartë, daton afërsisht 2200 vjet më parë dhe, sipas arkeologëve që drejtojnë kërkimet në Aigai, konsiderohet si e vetmja statujë e njohur e Hestisë nga periudha […]

todaySeptember 30, 2026 20

Opinion

Çfarë po pret Sali Berisha?

Riperitja thotë “Doktor Berisha”?? Revolucioni Flamingo ka 122 ditë. 122 ditë që dëgjojmë vetëm një refren: “Berisha Burg”. E kuptoj që Berisha është kastë e vjetër, por çfarë po bën ky “Doktor”? Nuk di apo nuk do ta kthejë këtë revoltë në favorin e tij? Mundësitë i ka të gjitha. Por nëse mendon se me ato foltorët e Riperitjes do të zgjojë popullin, është plotësisht i gabuar. Populli është në shesh, jo në studio dhe jo në ekranet e tyre. […]

todaySeptember 29, 2026 18

Ekonomi

Jo vetëm Kushner: Tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

KKTU ka miratuar leje zhvillimi për tre komplekse të tjera turistike në Zvërnec, të cilat ndodhen brenda zonës së mbrojtur mjedisore Pishë Poro-Nartë dhe pritet të ngrihen mbi prona të lidhura me biznesmenin Artur Shehu, nën hetim nga SPAK për pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar. Tre vite më parë, banorët e Zvërnecit u thirrën në një takim në një lokal përgjatë rrugës që të çon drejt plazhit. Sipas kryeplakut të fshatit, Kostaq Konomi, takimi u kërkua nga […]

todaySeptember 29, 2026 12

Sociale

Hipokriti, ai që heq fytyrën për të mbajtur maskën

Luigi Pirandello ka thënë një të vërtetë por tronditëse: “Në udhëtimin e gjatë të jetës do të takoni shumë maska dhe më pak fytyra.”Disa njerëz e mbajnë fytyrën si të vërtetën e tyre dhe ka të tjerë që e përdorin atë si një maskë. Të parët mund të jenë të papërsosur, të gabojnë, të zemërohen, të pendohen, të rrëzohen e të ngrihen përsëri, por janë ata që janë. Të dytët kanë mësuar artin e ndërlikuar të të dukurit ndryshe nga […]

todaySeptember 29, 2026 14 1

Horoskopi

HOROSKOPI I DATËS – 29 SHTATOR 2026

❤️ Dashuria • 💼 Puna • 💰 Financat • 🔮 Pritshmëritë 29 shtatori 2026 sjell një ditë ku shumë gjëra kërkojnë qartësi. Marrëdhëniet që kanë mbetur në paqartësi mund të kërkojnë një bisedë të drejtpërdrejtë, ndërsa në punë rezultatet varen më shumë nga organizimi sesa nga nxitimi. Financat kërkojnë kujdes me vendimet impulsive. Për disa shenja, një telefonatë, mesazh ose takim i papritur mund të ndryshojë atmosferën e ditës. ♈ DASHI ❤️ Dashuria: Sot mund të jeni më të drejtpërdrejtë […]

todaySeptember 29, 2026 33

Politikë

26 SHTATORI NË VIGEVANO: DIASPORA NGA FJALA TE ORGANIZIMI – U NGRIT GRUPI NISMËTAR

Takimi i 26 Shtatorit në Vigevano nuk mbeti vetëm te fjala dhe simbolika e një bashkimi të Diasporës. Shqiptarë të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga vende të ndryshme të Europës dhe nga Shqipëria u mblodhën rreth një ideje që tashmë kërkon të marrë formë konkrete: nga diskutimi te organizimi dhe nga organizimi te veprimi. Në prani edhe të përfaqësuesve të politikës dhe institucioneve italiane, si dhe të të ftuarve nga Tirana, takimi shënoi hapin e parë konkret […]

todaySeptember 28, 2026 18

Aktualitet

“Ku u mbështet dekretimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH?” – Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional! Begaj të jap llogari njëlloj si Rama

Fillimi > -Politikë “Ku u mbështet dekretimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH?” – Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional! Begaj të jap llogari njëlloj si Rama 25 Shtator, 2026 12:48 Madhësia e tekstit: Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar me kritika në lidhje me veprimin e Presidentit Bajram Begaj, i cili ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, por takimi do të […]

todaySeptember 25, 2026 18

Sociale

PERSONAZH:

“Shikoji punën dhe jo gunën!” Është një nga ato shprehje që duket sikur është shpikur enkas për raste të veçanta. Dhe Dorian Latifllari është një prej tyre. Përpara se të shihni pozicionin, zyrën apo karrigen e administratorit të Qendrës Multifunksionale të Pogradecit, shihni çfarë ka ndodhur aty gjatë viteve të fundit. Prej disa vitesh, Doriani drejton një prej institucioneve me një peshë jo të vogël në jetën e qytetit. Qendra Multifunksionale nuk është thjesht një godinë apo një administratë. Brenda […]

todaySeptember 23, 2026 13

Kronikë

Do përfundojmë keq shpirt!

Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni dhe biznesmeni kontravers Ergys Agasi, rezulton se kanë pasur komunikime të vazhdueshme edhe përtej punës dhe diç rezulton nga mesazhet e zbardhura, përmbajtja e tyre konfirmon këtë fakt. “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”, ishte një nga mesazhet që Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit. Gjatë kësaj kohe, mendohet se biznesmeni ka qenë në kërkim. Mes ish-drejtueses tashmë të shkarkuar të SHISH dhe […]

todaySeptember 23, 2026 43