Shembja e “idhujve”!
Kur kurvëllëkun e quajnë “shkelje privatësie”, përpiqem ta përtyp, por është e pahonepsshme. Bëj të integrohem në këtë mendësi të pacipshme, kryesisht të grave që hedhin veten në turrën e imoralitetit për të barazuar privatësinë me këtë depravim kolektiv, i etur për përhapje si farë kërpudhore, por e kam të pamundur. Hipokrizia është moçal ku unë nuk pluskoj dot. Dhe PO e dashur hipokrite, ti e quan privatsi deri kur Monika është larg burrit tënd, nëse do ishte pranë tij […]