Your dedications
Currently there are no new dedications

Opinion

Çfarë po pret Sali Berisha?

todaySeptember 29, 2026 14

Background
share close

Riperitja thotë “Doktor Berisha”??

Revolucioni Flamingo ka 122 ditë. 122 ditë që dëgjojmë vetëm një refren: “Berisha Burg”. E kuptoj që Berisha është kastë e vjetër, por çfarë po bën ky “Doktor”? Nuk di apo nuk do ta kthejë këtë revoltë në favorin e tij? Mundësitë i ka të gjitha. Por nëse mendon se me ato foltorët e Riperitjes do të zgjojë popullin, është plotësisht i gabuar. Populli është në shesh, jo në studio dhe jo në ekranet e tyre.

Mos vallë Doktori po luan lojë të dyfishtë? E them këtë sepse kemi audio-përgjimet e Ahmetajt, kemi skandalin e Aksit, dhe prapë PD-ja s’di (ose s’do) t’i kthejë asgjë në favorin e vet. Si është e mundur që me kaq material në dorë të qëndrosh i heshtur?

Shoh vetëm Belindin. Sot pashë edhe Genc Strazimirin. Po Salianin? Pse nuk e ftoni pranë jush? Pse vazhdoni të jeni të ndarë si gjithmonë? Duhet të jeni të bashkuar të gjithë, sepse ndryshe nuk fitoni asgjë. Asgjë!

Nëse kjo është strategji, është strategji e dështuar. Nëse është frikë, është tradhti. Nëse është lojë e dyfishtë, atëherë le ta thonë hapur. Sepse me këtë heshtje dhe me këtë ndarje, po e digjni vetë atë që populli po përpiqet të ndërtojë në shesh.

Kensa

Written by: WindowMedia.de

Rate it