Your dedications
Currently there are no new dedications

Opinion

548 Results / Page 11 of 61

Opinion

Paralelisht me qeverinë në Pogradec, në këmbë ishte ngritur edhe një pjesë e mirë e PD-së së Tiranës, eksponentë të së cilës darkuan cepave të Pogradecit me përfaqësuesit e së majtës.

Hallet që la pa zgjidhur Kryeministri në Pogradec janë shumë herë më të mëdha se premtimet ndaj 2-3 pensionistëve të mashtruar që në gjenezë, të cilët u detyruan të aktrojnë si të indoktrinuar nga kulti i individit të quajtur Edi Rama. Jargavitja nuk ishte asgjë tjetër veçse bileta për të hyrë tek ai, i cili së fundmi kuptoi, për një çast, se administrata e drejtuar prej vetë tij nuk i […]

todayAugust 25, 2026 26

Opinion

Ramushi qe kurre nuk mbushi.

Hashim Thaci per President i Kosoves… per te vazhduar detyren qe pa drejtesisht ja nderprene ne mes …kjo do ishte ne te mire te te gjitheve e te Kosoves ne vecanti…keshtu ka deklaruar sot publikisht njeri prej atyre personave ( Ramush Haradinaj ) qe aq shume po e pengon sot Kosoven te shkoje perpara e po i ve gure nen rrota asaj e vecmas LVV e kreut te saj A.Kurtit […]

todayAugust 23, 2026 19

Opinion

PAKETA E MALEVE:
MOS VALLË ËSHTË LIGJI QË PO DJEG SHQIPËRINË?

Shqipëria po digjet:Dhe këtë herë nuk po digjen vetëm disa hektarë shkurre që mund të harrohen sapo të largohet tymi nga ekranet.Po digjen pyje, kullota, territore malore, prona, fshatra dhe në raste të caktuara rrezikohen edhe banesa.Lura, Mati, Mirdita, Puka, Malësia e Madhe, Dajti, Jugu dhe zona të tjera po përballen me flakët:Ndërsa një pjesë e vendit numëron dëmet dhe pret shiun sikur shteti të mos kishte institucione, struktura, buxhete […]

todayAugust 22, 2026 12

Opinion

TONIN MARINAJ:
KRYETARI I BASHKISË QË KA TREDHUR OPOZITËN:
PSD SHENJTËRIT SHEJTANËR NË BASHKI:

Malësia e Madhe sot nuk ka vetëm mungesë uji.Ka mungesë transporti publik.Ka zona që në vapën përvëluese të verës mbeten nën kërcënimin e zjarreve.Ka fshatra të tëra që përballen me izolim, mungesë shërbimesh, rrugë problematike dhe një ndjenjë gjithnjë e më të fortë braktisjeje.Por mbi të gjitha, Malësia e Madhe ka një problem shumë më të rëndë:Nuk ka më opozitë reale.Dhe kjo nuk është figurë letrare.Anëtarët e opozitës në Këshillin […]

todayAugust 21, 2026 16

Opinion

“SHTETI BEKTASHI”: QEVERIA NË MJEGULL, OPOZITA NË HESHTJE – KUSH PO I DEL ZOT SHQIPËRISË?

Ka një heshtje që sot është po aq shqetësuese sa vetë projekti për të ashtuquajturin “Shtet Bektashi”: heshtja e opozitës shqiptare përballë zhvillimeve të fundit. Dhe kur opozita nuk e bën të qartë, me forcën që kërkon momenti, qëndrimin e saj për një çështje që mund të prekë territorin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës, atëherë kjo heshtje prodhon vetvetiu një pyetje të rëndë politike: A ËSHTË OPOZITA DAKORD? Nuk […]

todayAugust 20, 2026 13

Opinion

KUR PREKET TERRITORI:
HESHTJA E INSTITUCIONEVE BËHET ALARM KOMBËTAR:

Në Shqipëri po ndodh diçka shumë më shqetësuese sesa vetë debati për të ashtuquajturin “Shtet Bektashi”:Institucionet që kanë detyrimin të flasin po heshtin.Dhe kur në diskutim futen territori, sovraniteti, prona, investimet strategjike, bregdeti, veriu, jugu, zonat malore, projektet e mëdha të zhvillimit dhe iniciativa si “Paketa e Maleve”, heshtja nuk mund të konsiderohet më një problem komunikimi.Ajo bëhet problem institucional.Sepse qytetarët nuk mund të zgjohen një mëngjes dhe të mësojnë […]

todayAugust 19, 2026 12

Opinion

PROKURORIA E KOSOVES TE NISI HETIMET
Kuvendi duhet të konstituohet sipas Kushtetutës.

Zgjedhja e Presidentit zhvillohet në kuadër të procedurave kushtetuese përkatëse dhe nuk mund të shndërrohet në kusht për bllokimin e funksionimit të Kuvendit. Nëse dikush pretendon se duhet të arrihet fillimisht një marrëveshje politike për Presidentin dhe vetëm pastaj të vazhdojë procesi parlamentar, pyetja është e thjeshtë:Ku është baza kushtetuese që e lejon këtë kushtëzim?Kushtetuta nuk mund të zëvendësohet me marrëveshje politike. Deputetët janë zgjedhur për të ushtruar mandatin e […]

todayAugust 18, 2026 12

Opinion

“Flamingo”, një zog pa fluturim!

Salvador Dali e donte shumë " Ferrin" e Aligerit! Ai tallej me ekstazën e urrejtjes boshe, që në emer të popullit ulërinte budallallëk, duke groposur ne Hades vetveten, duke mbytur edhe atë pak drite shprese për ndryshim.Protesta, jo "revolucioni", është katandisur në kokëfortësi provinciale, për të mos thënë "shpellare"! Një turmë që nuk di çfarë kërkon, ku gjithfarë budallai ka lirinë të shprehë analfabetizmin e tij! Parulla idiote, pa bosht, […]

todayAugust 16, 2026 10

Opinion

KOHA PËR NJË PRESIDENT KATOLIK.

Pas më shumë se një shekulli shtet shqiptar, ndoshta ka ardhur koha që Shqipëria të bëjë një hap që nuk do ë ishte thjesht politik, por edhe simbolik, të ketë më në fund një president katolik.Në një Shqipëri që me të drejtë krenohet me bashkëjetesën fetare, një president katolik do të mund të ishte një dëshmi e kësaj bashkëjetese, pasi ai kurrsesi nuk do të ishte presidenti i katolikëve, por […]

todayAugust 16, 2026 11 1