Your dedications
Currently there are no new dedications

Opinion

“Flamingo”, një zog pa fluturim!

todayAugust 16, 2026 7

Background
share close

Salvador Dali e donte shumë ” Ferrin” e Aligerit! Ai tallej me ekstazën e urrejtjes boshe, që në emer të popullit ulërinte budallallëk, duke groposur ne Hades vetveten, duke mbytur edhe atë pak drite shprese për ndryshim.
Protesta, jo “revolucioni”, është katandisur në kokëfortësi provinciale, për të mos thënë “shpellare”! Një turmë që nuk di çfarë kërkon, ku gjithfarë budallai ka lirinë të shprehë analfabetizmin e tij! Parulla idiote, pa bosht, ku nuk kuptohet perspektiva! Dakort: -” Rama burg, Berisha burg”, për një farë kohe ngjiti, si simbol i deshirës për zhdukjen e estabilishmentit politik prej 30 vjetësh! Por : -” Shqiperi e shqiptarëve, vdekje tradhetarëve”, apo: – ” Ju erdhi fundi”, sinqerisht me duken idiotizma të një patologjie pa vlerë! Kujt i erdhi fundi, Ramës?!!!… Apo fundi i erdhi kulturës korruptive që kemi rrënjosur si popull??? Kjo, po! Besoj që, një levizje ku dorheqja e Ramës do ishte qershia mbi tortë, në fakt nuk duhet të ketë si objekt ikjen e kryeministrit dhe zevendësimin e tij me idiotin e parë JaKOBIN. Po qe kjo: – Ju bëftë dita 1000, Edit! Mendoj se duhet ndryshuar një qasje kulturore, një revolucion që fillon nga refleksioni individual, që të gjithë te kuptojmë që politika ështe një mjet për të ndryshuar legjislacionin dhe ekujlibrat kulturorë të shoqërisë, e nuk janë mjeti për të fituar:- sot ti e nesër unë! Tek e fundit, përballë Ramës dhe të ngjashmit të tij si “luftëtar” në betejên për marrë aksione politike apo pushtet nga protesta zgjedh Ramën, skam nevojë per kollovar të ri! Salvador Dali në pikturën e tij e Dante tek “Ferri” kanë të drejtë:- Dy shpirtëra të acarruar përballen në ekstazë me njëri tjetrin, por ata, fatkeqësisht në shpërfytyrim, gëlltisin vetveten. Për dreq, sa më i madh budallalleku aq më shumë fiton pushteti! “Flamingo” duhet fluturonte në liri, jo i ndërkallur nga kurthi i Mulit apo Shkëlzenit!…

Shkruam Hervin Çuli:

Written by: Daors Media

Rate it