KREVATËT NË TITUJ:KASAFORTAT NË HESHTJE:BOLL NA TRAJTUAT SI BUDALLENJ:
Na keni çarë karin me krevate.Kush po e zhvesh shtetin?Na keni çarë karin me video, përgjime, kamera të fshehta, krevate, çarçafë, kush shkoi me kë, kush filmoi kë dhe kush ia çoi kujt.Hap telefonin:Skandal krevati.Hap Facebook-un:Një tjetër video.Hap portalin:“Pamjet që tronditën vendin”.Hap komentet:Një tufë njerëzish që kërkojnë lidhjen, ndërsa bëjnë sikur po mbrojnë moralin.Sikur Shqipëria sapo zbuloi seksin.Sikur halli më i madh i këtij vendi është se dy të rritur kanë hyrë në një dhomë dhe nuk kanë ftuar komisionin […]