KUR NJERIU KA NJË ÇMIM, DINJITETI MBETET PA MBROJTJE
Nga ngjarjet e fundit me videot intime, më shqetëson ajo që ndodh përtej pamjeve: marrëdhënia që krijojmë me veten, mënyra si e përdorim tjetrin dhe lehtësia me të cilën një çast besimi mund të kthehet në poshtërim publik. Pas çdo pamjeje ka një njeri. Ka një jetë që vazhdon edhe pasi publiku është lodhur së komentuari. Ka një mëngjes kur duhet të ngrihesh nga shtrati, të përballosh familjen, të shkosh në punë dhe të jetosh me ankthin se çfarë mund […]