PËR STUDENTËT E PROTESTËSDHE TË TJERËT SI ATA …
— reportazh — Nga Luan Rama: Më e verbër se të tjerat ngjan kjo ditë në Tiranën e tiranëve. Fantazma e Kryeministrit të gjallë dhe e më të gjatit nga të gjithë ata që ikën para tij është derdhur mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Habitshëm, ka marrë formën e një shkopi të stërmadh gome. Krejt zezan, i kobshëm si vdekja vetë. Nuk e di nëse ai shkop i stërmadh është Kryeministri apo Kryeministri është vetë shkopi ndehur mbi bulevard, por, […]