Your dedications
Currently there are no new dedications

Aktualitet

Edi Rama i bëri gjyqin publik, e akuzoi për trafik droge, studenti ia plas në sy: Jam student i Mjekësisë me mesatare 10! Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori!

todayOctober 23, 2026 10

Background
share close

Studenit i mjekësisë, Jon Suloymeri, i cili e pa veten në fotot dhe skedën për “kriminalitet” që publikoi Rama, doli dhe argumentoj me fakte para kryeministrisë, për ti thënë Ramës se “ai është student i Mjekësisë me mesatare 10”.

Sipas studentit, ato që deklaron Rama janë mashtrime dhe përpjekjet e fundit të një diktatori.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më akuzuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Unë jam student i Mjekësisë dhe ky shpik legjenda me mbret. Dua të tregoj të gjitha notat që kam marrë me mesatare 10.0. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori.

Kam qenë të martën e kaluar i shoqëruar. Më mbajtën 7 orë e gjysmë dhe pastaj më lëshuan. Nuk e di ta do ta denoncoj, se nuk kam kohë për denoncime të kota. Nuk kam besim te asgjë”, tha Jon Suloymeri.

Written by: Daors Media

Rate it