Your dedications
Currently there are no new dedications

Blog masonry

Sport

Një rastësi e jashtëzakonshme në futbollin italian 🇮🇹😳

Romano Floriani Mussolini, stërnipi i diktatorit italian Benito Mussolini, shënoi mbrëmë, më 27 tetor, golin e tij të parë në Serie A me fanellën e Lazios ⚽️ 📅 Pikërisht më 27 tetor 1922, stërgjyshi i tij nisi marshimin drejt Romës, ngjarje që i hapi rrugën ardhjes së tij në pushtet. 104 vjet larg njëri-tjetrit, e njëjta datë dhe dy ngjarje krejt të ndryshme ⏳ DueliSportiv

todayOctober 29, 2026 4

Opinion

Rama kthehet majtas, braktis të pasurit e zgjedh të varfërit

nga Lorenc Vangjeli Më në fund Rama dha një përgjigje politike ndaj protestave që po ja cfilitin qeverinë, imazhin e nervat prej pesë muajsh. Afroi një paketë fiskale që është totalisht një akt politik. dhe duhet gjykuar vetem si i tille. Si kapiten i një anijeje që po fut ujë dhe po braktiset nga minjtë e brejtësit e tjerë që e miklonin deri dje, ai e ktheu timonin e saj majtas. Kerkoi te rrije vete i fundit ne bord dhe […]

todayOctober 29, 2026 19

Horoskopi

🔮 HOROSKOPI I DATËS – 29 TETOR 2026

DAORS MEDIA – DAORS RADIO ❤️ Dashuria • 💼 Puna • 💰 Financat • 🔮 Pritshmëritë E enjte, 29 tetor 2026. Muaji tetor po i afrohet fundit dhe, sipas parashikimit astrologjik, dita e sotme simbolizon një periudhë reflektimi, ndryshimesh dhe vendimesh që mund të ndikojnë në mënyrën se si do ta fillojmë nëntorin. Në dashuri, disa shenja mund të ndiejnë nevojën për më shumë siguri emocionale, ndërsa të tjera mund të kërkojnë ndryshim, pasion dhe një fillim të ri. Marrëdhëniet […]

todayOctober 29, 2026 29

Sociale

Ja si i drejtohet nëna e një fëmije me autizëm, kryeministrit të Shqipërisë.

Cdo ditë, ndërsa studentët protestojnë për të drejtat e tyre dhe për një të ardhme më të mirë, mendimi dhe zemra ime janë me ta. ❤️ Por sot dua të flas edhe për ata që nuk mund të jenë në shesh, nuk mund të protestojnë dhe shpesh nuk mund ta shprehin vetë zërin e tyre: fëmijët tanë me aftësi të kufizuara dhe autizëm. Sepse pas çdo të riu që ngrihet për të drejtat e tij qëndron një familje, një ëndërr […]

todayOctober 29, 2026 18

Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet nuk do t’i ulë çmimet sepse….

Gjergj Erebara: Inflacioni është fenomen monetar Në vitin 1966, Milton Friedman shkroi disa rreshta të paharrueshme që kanë hyrë në gjuhën e ekonomiksit dhe nuk janë shkulur ende prej tij, pavarësisht se sistemi monetarist, që ai krijoi, konsiderohet prej vitesh tashmë si një problem i madh për njerëzimin, për shkak të pabarazisë që ka krijuar, pabarazi që ka arritur deri në atë nivel sa shkakton trazira të konsiderueshme shoqërore për vendet demokratike.Friedman shkroi: “Inflacioni është gjithmonë dhe kudo një fenomen […]

todayOctober 29, 2026 7

Aktualitet

Japin dorëheqjen efektivët e parë të policisë pas terrorit. – Prokuroria e Tiranës nis hetimet për plumbat e gomës dhe gjymtimin e protestuesve

27 Tetor 2026Pushteti i dhunës dhe i patrullave me maska po shembet nga themelet, ndërsa institucionet e sigurisë kanë hyrë në një fazë paniku total. Vetëm nëntë ditë pas nisjes së protestave studentore, një valë e egër shtypjeje, me gaz lotsjellës, dhunë të verbër dhe shoqërime ku qytetarëve u kërkohej me dhunë hapja e celularëve, strukturat e uniformave blu janë detyruar të bëjnë prapakthehu.Pas dëshmive rrëqethëse të të miturve të keqtrajtuar në komisariate dhe plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit, në […]

todayOctober 28, 2026 36

Botë

Itali/ Burgim të përjetshëm për 24-vjeçarin që vrau Ilaria Sulën

Gjykata e Assizes në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, 24 vjeç, me origjinë italo-filipinase, për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, 22 vjeçe me origjinë shqiptare, studente e statistikës në Universitetin e Romës. Sula, e lindur në rajonin e Umbrias, u vra në mars të vitit 2025. Mediat italiane shkruajnë se pas vrasjes, trupi i studentes u vendos brenda një valixheje dhe u hodh në një zonë shkëmbore në Capranica Prenestina. Pas disa […]

todayOctober 28, 2026 18

Opinion

“Atë ditë që nuk do jem në protestë, diheni se kam vdekur”- Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin hanë sufllaqen e partisë

Në një prononcim për News24, Susaj kritikoi klasën politike duke thënë se në 36 vite kanë detyruar rininë të largohet. “Sot është ditë e mirë për Shqipërinë. Jemi në afër fitores mbi diktaturën e ndyrë që po i merr shpirtin krejt Shqipërisë. Shikoni sa të pafajshëm dhe të mrekullueshëm janë. Këta janë e ardhmja e Shqipërisë. Këto 36 vjet këta politikanë ia kanë shkulur zemrën, po shkulin rininë”, tha profesori. Një apel kishte edhe për pedagogët që nuk dalin në […]

todayOctober 28, 2026 11

Politikë

DEKLARATË PËR SHTYP E KRYEBASHKIAKUT ERION VELIAJ:

Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit. Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti. Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat […]

todayOctober 28, 2026 7