Your dedications
Currently there are no new dedications

Botë

Itali/ Burgim të përjetshëm për 24-vjeçarin që vrau Ilaria Sulën

todayOctober 28, 2026 12

Background
share close

Gjykata e Assizes në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, 24 vjeç, me origjinë italo-filipinase, për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, 22 vjeçe me origjinë shqiptare, studente e statistikës në Universitetin e Romës.

Sula, e lindur në rajonin e Umbrias, u vra në mars të vitit 2025. Mediat italiane shkruajnë se pas vrasjes, trupi i studentes u vendos brenda një valixheje dhe u hodh në një zonë shkëmbore në Capranica Prenestina. Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i saj u gjet më 2 prill 2025, duke i dhënë fund kërkimeve për të renë, zhdukja e së cilës kishte alarmuar autoritetet dhe familjarët.

Vendimi i shkallës së parë përputhet me kërkesën e Prokurorisë së Romës, e cila kishte argumentuar se krimi ishte i paramenduar dhe ishte kryer në mënyrë të qëllimshme.

Lexo shkrimin e plotë në link në koment 👇

Written by: Daors Media

Rate it