Your dedications
Currently there are no new dedications

Sport

Ernest MUÇI PAS EUROGOLIT DHE FITORES: “Një nga golat më të bukur të karrierës! Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpuli!”

todayNovember 13, 2026 14

Background
share close

🇦🇱 Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka qenë protagonist absolut në triumfin e madh 2-0 ndaj Finlandës, duke dhuruar një eurogol dhe duke folur pas ndeshjes me entuziazëm për formën e tij, shokët e skuadrës, synimin për të luajtur në 5 ligat më të forta dhe me batutë për Mohamed Salah! ⚽️💥

❓ Për eurogolin, ndërhyrjen e rëndë dhe formën aktuale: 🗣️ “Jam shumë i lumtur që po tregoj më të mirën. Është një nga golat më të bukur në karrierë! Portieri po priste shumë goditje, më erdhi topi mirë dhe e godita. Këmbën tani e kam mirë, por nesër do ta shikoj më saktë pas një ndërhyrjeje shumë të keqe që pësova. Ndjej se po futem çdo ndeshje e më mirë me grupin dhe kam shumë dëshirë të jap maksimumin për Kombëtaren.”

❓ Për shakatë me Salah dhe bashkëpunimin në fushë: 🗣️ “Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpuli! (qesh). Është lojtar shumë i zgjuar, ndihem shumë mirë në fushë dhe jashtë me të, është njeri që bën shumë për ekipin. Shyqyr që u fut dhe isha shumë i lumtur që ia arritëm të merrnim tre pikë shumë të rëndësishme për vendin e parë.”

❓ Për objektivat e karrierës dhe besimin e fituar: 🗣️ “Shpresoj që t’ia dal një ditë të transferohem në një nga 5 ligat më të forta në botë. Si te Trabzonspor, edhe këtu ka lojtarë me shumë kualitet dhe mund të përmirësohem duke luajtur me ta. Për mua ky është momenti ku ndjej besim të plotë nga shokët e ekipit, trajneri dhe tifozët; kam kaluar shumë gjëra për të ardhur në këtë ditë.”

Written by: Daors Media

Rate it