Your dedications
Currently there are no new dedications

Sport

Shpërbëhet Vllaznia, “mbretëresha” e futbollit shqiptar mbetet vetem me Megi Docin

todayNovember 15, 2026 9

Background
share close

Skuadra që solli në Shqipëri Real Madridin, PSG-në, Chelsean dhe Juventusin, sot mezi mbledh lojtare për të zbritur në fushë. Nga lavdia europiane te mbijetesa në kampionat, Vllaznia e femrave po përjeton shpërbërjen e një projekti që dikur e bëri Shkodrën krenare.

Dikur ishte krenaria e futbollit shqiptar, sot është hija e asaj që përfaqësonte. Vllaznia e femrave, 13 herë kampione e Shqipërisë, po shpërbëhet para syve të të gjithëve.

Humbja e rradhes 1-0 ndaj Partizanit në Kamëz është vetëm një tjetër episod i një krize që duket se ka marrë përmasa alarmante. Golin e vetëm të takimit e shënoi Çifligu në minutën e 76-të, por në Shkodër rezultati është problemi më i vogël.

Pas largimit të lojtareve të huaja dhe futbollisteve si Berisha, Leba e Rushaj, skuadra ka mbetur thuajse pa kontingjent. Trajneri Leka është detyruar të plotësojë ekipin me vajza 15, 16 dhe 17-vjeçare, vetëm që Vllaznia të mund të paraqitet në fushë.

Në këtë situatë, mes gjithë ndryshimeve, një emër i madh vazhdon të jetë aty: Megi Doçi. Kapitenia dhe një prej simboleve të historisë së kuqebluve duket se është e vetmja që ende lidh këtë skuadër me ekipin legjendar që për vite me radhë dominoi futbollin shqiptar dhe përballi Shkodrën me gjigantët e Europës.

Real Madrid, Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Juventus. Këto ishin skuadrat që dikur vinin në Shqipëri për t’u përballur me Vllazninë. Sot, ajo skuadër është shpërbërë dhe në vend të ëndrrave europiane, lufton thjesht për të plotësuar formacionin.

Një rënie dramatike për mbretëreshën e futbollit shqiptar. Dhe pyetja që mbetet është: si përfundoi Vllaznia këtu?

Written by: Daors Media

Rate it