Your dedications
Currently there are no new dedications

Sport

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka folur me krenari për origjinën e tij, duke theksuar se, edhe pse ka lindur në Athinë, identiteti i tij është dhe do të mbetet shqiptar.

todayOctober 31, 2026 18

Background
share close

Në një intervistë, Mitaj tregoi se rrugëtimi i tij në futboll nuk ka qenë i lehtë. Ai kujtoi periudhën te AEK-u, ku sipas tij, lojtarëve të rinj nuk u jepet besimi i nevojshëm për të treguar potencialin e tyre.

Futbollisti rrëfeu se transferimi te Lokomotiv Moska ishte një mundësi e rëndësishme për karrierën e tij, pasi në atë kohë kampionati rus ishte ndër më konkurruesit në Evropë.

Megjithatë, deklarata që ka tërhequr më shumë vëmendje është ajo për identitetin e tij.

“Kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që i ka dhënë familjes sime. Por unë e dua më shumë Shqipërinë time. Jam patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie,” është shprehur Mario Mitaj.

Deklarata e mbrojtësit kuqezi është pritur me vlerësime të shumta nga tifozët shqiptarë, të cilët kanë përgëzuar futbollistin për dashurinë dhe respektin që shpreh ndaj vendit të tij.

Written by: Daors Media

Rate it