Your dedications
Currently there are no new dedications

Uncategorized

Rama hesht, Balluku sfidon: Dy standardet që po trondisin qeverinë – Nga Rea Lundra

todayDecember 4, 2025 13

Background
share close

Edi Rama dhe Belinda Balluku po luajnë qartazi me dy standarde.

Në çdo vend normal, kryeministri do t’i kishte kërkuar të paktën për sy e faqe dorëheqjen ministres së tij pas skandaleve të njëpashtëshme, sidomos me inceneratorët dhe koncesionet e dyshimta. Por jo Edi Rama. Ai hesht, ul kokën dhe duron, sepse e di shumë mirë: Belinda Balluku nuk është Erion Veliaj. Ajo i ka thënë hapur, me zë dhe me figurë: “Unë nuk jam si ai që e hiqte qimen nga gjalpi dhe pranoi çdo poshtërim publik”. Belinda e ka kthyer në avantazh forcën dhe mosnënshtrimin e saj, dhe tani Rama e ka frikë hapur.

Problemi më i madh është se gjithë kjo lojë po mbahet pezull nga vonesa e qëllimshme e Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë që kalon pa vendim, i shërben pikërisht Edi Ramës: i jep kohë të frymojë, të manovrojë, të shpëtojë aleatet dhe të shuajë zjarrin para se të përfshijë gjithçka.

Është një teatër i turpshëm ku ligji, morali dhe përgjegjësia politike kanë ikur prej kohësh nga skena. Fatkeqësisht, publiku shqiptar e shikon çdo ditë, por askush nuk e ndalon shfaqjen.

Written by: administratori

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *