Your dedications
Currently there are no new dedications

Kuriozitete

A I DINI 7 ARSYET PSE TOKA 🌍 ËSHTË NJË MREKULLI, SIPAS NASA-s?

todayNovember 14, 2026 11

Background
share close

Kemi fituar lotarinë kozmike! ✨

  1. FUSHA MAGNETIKE E TOKËS ËSHTË NJË MBROJTJE PER NE.
    Pa të, era diellore do të na e zhveshte atmosferën, ashtu siç ndodhi me Marsin.
  2. JUPITERI ËSHTË TRUPROJA JONË.
    Graviteti i tij tërheq asteroidët që mund të përplaseshin me Tokën. NASA e ka quajtur atë një «fshesë me korrent».
  3. HËNA NDODHET NË POZICIONIN E PËRSOSUR.
    Nëse do të ishte 20% më afër Tokës, baticat do të arrinin lartësi prej rreth 30 metrash dhe do të përmbytnin çdo ditë të gjitha zonat bregdetare.
  4. DIELLI YNË ËSHTË JASHTËZAKONISHT I QËNDRUESHËM.
    90% e yjeve janë xhuxhë të kuq, të cilët karakterizohen nga shpërthime të fuqishme që mund të rrezikojnë jetën. Dielli ynë është shumë më i qëndrueshëm.
  5. UJI ERDHI NGA HAPËSIRA.
    NASA ka mbështetur teorinë se një pjesë e ujit të Tokës erdhi nga asteroidët. Pra, ne po pimë literalisht, ujë që vjen nga hapësira.
  6. TOKA KA PLLAKA TEKTONIKE.
    Asnjë planet tjetër nuk e ka këtë proces në të njëjtën mënyrë. Ai ndihmon në riciklimin e karbonit dhe në ruajtjen e kushteve të përshtatshme për jetën.
  7. NDODHEMI NË NJË PJESË MË TË SIGURT TË GALAKTIKËS.
    Larg vrimave të zeza dhe zonave me shpërthime të shpeshta supernovash. Kjo lidhet me atë që shkencëtarët e quajnë «Zona e Banueshme Galaktike» (Galactic Habitable Zone).

🌎 Toka nuk është thjesht shtëpia jonë. Është një mrekulli kozmike! ❤️

Written by: Daors Media

Rate it