Your dedications
Currently there are no new dedications

Uncategorized

Reagim i ashpër ndaj Salianjit: ‘Kjo foltore është skenë private, jo e Partisë Demokratike’ nga Rea Lundra

todayDecember 3, 2025 10

Background
share close

O demokratë të dashur, të nderuar, bij e bija të kësaj shtëpie të madhe që quhet Parti Demokratike,

ju lutem sot, me gjithë shpirt: MOS SHKONI TEK ERVIN SALIANI TEK FOLTORJA E TIJ.

Mos e shpërdoroni dinjitetin tuaj për një shfaqje që s’ka as emblemën, as shpirtin, as të ardhmen e PD-së.

Kjo foltore nuk është tonën.
Është një skenë private, e ngritur nga dikush që do të dojë të duket si shpëtimtar, kur në të vërtetë po përpiqet të mbajë peng të shkuarën dhe të na marrë peng edhe ne bashkë me të.

Vetë Doktor Berisha, me fjalën e tij të prerë, e ka quajtur atë çfarë është: një interes personal, jo një betejë partie.
Dhe kur themi “Doktor Berisha”, themi themelin, themi historinë, themi atë që na ka mbajtur gjallë në ditët më të errëta.
Nëse edhe ai e refuzon, çfarë po kërkojmë ne aty?

Mos i falni atij dhuratën më të çmuar që ka një ambicie boshe: turmën tuaj.
Mos i jepni jehonë një zëri që do të tingëllojë bosh nëse ju nuk jeni aty për ta mbushur.
Lëreni sallën të heshtë, lëreni skenën të zbrazët, lëreni kamerat të filmojnë karrige të zbrazura.
Kjo do të jetë fotografia më e bukur e unitetit tonë.

Ne nuk jemi spektatorë të hakmarrjeve personale.
Ne jemi ushtarë të një kauze më të madhe: të çlirojmë Shqipërinë nga ajo qeveri që na vodhi ëndrrën dhe të ribëjmë një Parti Demokratike që do ta fitojë të ardhmen me kokën lart, jo me zëra nga hide.

Sot, heshtja juaj do të jetë britma më e fortë.
Sot, mungesa juaj do të jetë prania më e madhe.

Rrini në shtëpi, rrini me familjen, rrini me shpresën.
Rrini me ne.
Rrini me të ardhmen.

Me dashuri të pafund dhe besim të pathyeshëm,
një motër e juaja që ju do me shpirt 🦅🤍💙

Written by: administratori

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *