Zhvillime të reja nga tragjedia në Pogradec: Prokuroria nis hetimet ndaj tre mjekëve për vdekjen e 36-vjeçares shtatzënë
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes të së dielës, ku shtetasja M. K., 36 vjeçe, humbi jetën gjatë transportimit me autoambulancë. Pas verifikimeve të para, Policia e Pogradecit ka kaluar çështjen në rrugë penale, duke vënë nën hetim tre mjekët e maternitetit që ekzaminuan pacienten përpara nisjes së saj drejt Tiranës. Sipas burimeve zyrtare nga grupi hetimor, materialet i janë referuar Prokurorisë […]