Your dedications
Currently there are no new dedications

Blog sidebar

Politikë

TI VETËM IK:

Ti vetëm ik! Ik sot, po munde, se mund të mbrohemi nga të huajt më lehtë sesa ç’mund të mbrohemi nga budallallëku funksional që e ke përhapur në çdo qelizë të këtij shteti . Ti vetëm ik të shpëtojmë nga pushtimi i injorancës së Zeqinësë edhe Sarës, të cilat i ke ngritur në argument. Ti vetëm ik, të shpëtojmë nga shkretëtirizimi i vendit, i cili, pavarësisht se është i bekuar […]

todayJune 1, 2026 29

Aktualitet

LETËR E HAPUR ORGANIZATËS STUDENTORE TË SËRBISË, ‘’STUDENTËT NË BLOKADË’’ PËR TË ASHTUQUAJTURIN MEMORANDUM.

Të nderuar studentë të Sërbisë,Ju drejtohem si profesor universiteti, me 44 vite përvojë akademike, që kam punuar me studentë shqiptarë dhe për 10 vite me radhë, edhe me studentë sërbë, të cilët i kam trajtuar gjithmonë me barazi dhe dinjitet njerëzor.Për shumë prej nesh në Kosovë, protestat tuaja fillimisht ngjallën simpati. U duk se një brez i ri në Sërbi po ngrihej kundër korrupsionit, autoritarizmit dhe trashëgimisë së errët politike, […]

todayJune 1, 2026 31

Shëndetësi

Si të luftohen hemorroidet:

Hemorroidet janë zgjerime të vazave të gjakut që ndodhen në fund të zorrës së trashë. Hasen në çdo moshë, por më të shpeshta janë pas dekadës së katërt. Shkaktarë kryesore për formimin e tyre janë dieta e varfër me fibra, konstipacioni, diarreja e zgjatur, obeziteti, shtatzënia, sforcimi gjatë defekimit, historia familjare etj. Nevila Lengu, mjeke gasto-hepatologe, pranë Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve nr.1 në kryeqytet, tregon më tepër lidhur mbi këtë […]

todayJune 1, 2026 26

Art/Kulturë

BEKIM FEHMIU (1 QERSHOR 1936 – 15 qershor 2010)

Legjenda shqiptare që çau Perden e Hekurt dhe pushtoi ekranet e botës…Ka artistë që bëhen të famshëm në vendin e tyre. Ka të tjerë që arrijnë sukses ndërkombëtar. Por vetëm pak prej tyre shndërrohen në simbol të një kombi. Bekim Fehmiu ishte një prej atyre figurave të rralla që e tejkalojnë kohën, kufijtë dhe gjuhët. Ai lindi 90 vjet me pare, më 1 qershor 1936 në Sarajevë, në një familje […]

todayJune 1, 2026 34

Histori

“Lahuta e Malcís”, epopeja ku Shqipëria ngrihet nga gjaku, kujtesa dhe jehona e maleve të saj:

Gjergj Fishta dhe Lahuta e Malcis janë një nga ato raste të rralla në historinë e letërsisë kur poeti dhe vepra ngrihen së bashku si dy male binjake mbi fatin e një kombi, aq sa shpesh është e vështirë të kuptosh nëse ishte Shqipëria që e krijoi Fishtën apo Fishta që e rikrijoi Shqipërinë në ndërgjegjen e vetvetes, sepse në këtë poemë madhështore nuk kemi thjesht rrëfimin e disa ngjarjeve […]

todayJune 1, 2026 31

Histori

📜 Nderojmë sot kujtimin e atdhetarit, iluministit dhe ideologut të Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri.

Lindi më 1 qershor 1850, në Frashër të Përmetit. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e përfundoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, ku mësoi disa gjuhë të huaja, si greqishten e vjetër, latinishten, frëngjishten dhe italishten. Më 1872 u vendos në Stamboll, ku nisi veprimtarinë si gazetar, shkrimtar dhe studiues, duke ndërthurur veprimtarinë intelektuale me përkushtimin ndaj çështjes kombëtare. Si bashkëthemelues i Komitetit Qendror për Mbrojtjen […]

todayJune 1, 2026 21

Opinion

Bibëzimi i bibave.

Kush e ka dëgjuar apo (ri)dëgjuar historinë "Kënga e mjellmës" që nuk doja ta paralelizoja me "Këngën e bibave" se do ofendoja bibat e vërteta dhe mjellmën e bukur, dy shpendë ujorë që i adhuroj. Por, më mirë do ta quaja "bibëzimi i bibave" sepse ca biba ( sipas batutës së Çim Xhepës tek filmi" Flutura në kabinën time") me bibëzimin e madh femëror sidomos për ato 'bibat plaka' ( […]

todayJune 1, 2026 32

Sociale

DO TË NA VRASË AMANETI I TË PARVE TANË:

SHQIPËRIA NUK ËSHTË PËR SHITJE Kjo tokë nuk është vetëm e jona. Shqipëria nuk është pronë private e askujt. Nuk është pronë e qeverive që vijnë e ikin, nuk është pronë e biznesmenëve që kërkojnë fitim të shpejtë dhe nuk është pronë e atyre që shohin vetëm interesin e ditës. Shqipëria është një amanet i shenjtë që na është lënë nga breza të tërë shqiptarësh dhe që ne kemi detyrimin […]

todayJune 1, 2026 34

Rajon

Bashkohen tre subjekte politike në Mal të Zi, shpallet zyrtarisht Forumi Shqiptar:

Në sallën e Këshillit Komunal të Tuzit u shpall zyrtarisht këtë të shtunë bashkimi i tre subjekteve politike shqiptare në një subjekt të vetëm, Forumi Shqiptar, një lëvizje që u prezantua si nisja e një kapitulli të ri politik për shqiptarët në Mal të Zi. Të pranishëm në këtë prezantim ishin zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, së bashku me aleatët e tij politikë, të cilët prezantuan projektin e […]

todayJune 1, 2026 19

Horoskopi

🌟 Horoskopi i Datës – 1 Qershor 2026❤️

☀️ “Muaji i ri fillon me energji të reja, mundësi të reja dhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën e verës.” 1 Qershori sjell një atmosferë të veçantë astrologjike. Është dita e parë e një muaji që premton lëvizje, ndryshime dhe surpriza. Shumë shenja do të ndiejnë dëshirën për të lënë pas gabimet e së kaluarës dhe për të nisur një kapitull të ri. Universi favorizon guximin, iniciativën dhe sinqeritetin. […]

todayJune 1, 2026 55