Your dedications
Currently there are no new dedications

Uncategorized

” Para dilemës së përjetshme të dashurisë së gabuar.”

todayAugust 3, 2025 11

Background
share close

….U kthye vonë nga puna, hodhi çantën në shtrat dhe ra përmbys me duart hapur. Çudi atë mbasdite rastësisht u ndesh me të pas kaq e kaq vitesh.
E kishte harruar prej kohësh. E kishte fshirë nga kujtesa imazhin e tij, kur befas atë mbasdite ai takim i beftë, i prishi monotoninë e ditëve të saj të zakonshme. Sa kujtime, sa nostalgji.
E dinte se gjithmonë para tij, ajo ishte e dobët, e brishtë, por e pastër si qielli pa re, ashtu i përhumbur që pret lindjen e plotë të diellit. U takuan, shtrënguan duart dhe ndjeu vërshimin e vrullshëm të gjakut në damarët e saj si shumë kohë më parë.
Sytë e tyre u përqafuan me mall. Përsëri ndjeu, që humbi në shpirtin e tij. E donte akoma dhe akoma e urrente, në çast ju kthye urrejtja se mendoi me frikë dhe inat, se mos vallë do ta humbiste përsëri pikërisht sot që e rigjeti përsëri.
Ai e di mirë, që kujtimet që i ka arshivuar ishin pasuria në këtë botë.
E ndjeu vehten shumë të lodhur nga të gjithë njerëzit, që largohen pa lamtumirë, duke kërkuar syte e tij çdo ditë në turmat e njerëzve në rrugë dhe nuk i gjeti asnjëherë.
Shumë vite kishin kaluar, por fytyrën e tij e mbante mënd shumë mirë, të freskët si atëherë, kur e pa për të fundit herë.
Nuk harron as puthjen e dhuruar, jo si zakonisht në buzët e etura, por ashtu thjesht një puthje në faqe, ato quhen puthje të heshtura. Të dhuruar me aq ndrojtje, pa shpresë për tu përsëritur, por në vetvete ajo puthje kishte tërë dashurinë e botës mbarë.
Ai iku nuk e ktheu kokën prapa, ishte i bindur, se kur të kthehej përsëri do ta gjente atë ashtu si e la herën e fundit, duke e pritur si gjithmonë me ankth e dashuri.
Koha bëri të vetën, ajo u mësua me idenë, se atë e kishte humbur përgjithmonë, po mundohej të bëhej edhe më e fortë, filloi të buzëqeshë, të falte dashuri, por thellë në shpirtin e saj ndihej plotësisht e shkatërruar, pa jetë, pa gjalleri.
Kishte një arësye që mundohej të bëhej e fortë, për ata që e rrethonin me dashuri dhe nuk kerkonin kurrë të shikonin në sytë e tyre, atë të trishtuar, si një lule në venitje të plotë.
Kaq kohë pa u takuar me Atë, kishin mbetur për njëri tjetrin, si shumë emra mes emrash të mbarë botës, që i rrethonte çdo ditë.
Ritakimi me Atë, ato çaste më parë i dhuroi dhëmbje, tregoi që ishte e pafuqishme para tij, para Atij indiferentizmi të grumbulluar për kaq vite me rradhë.
Duke shpërthyer në lotë të heshtur, shpërthyen emocionet të fshehura me kujdes, nën lëkurën e saj.
E kuptoi, që tërë ato plane, që kishte thurrur netëve të gjata pa gjumë për ditet e lumtura, që ëndërronte, se pikërisht ishte e dashuruar me njeriun e gabuar, që vetëm sëmuri zemrën e saj..
…..E donte përsëri po me atë fuqi si herën e parë, por aty në shtratin e saj mbytyr në lotë nuk e fshehu zhgënimin, se ishte e dashuruar pikërisht me Atë, njeriun e gabuar.
Ndjenjën më të bukur ja kishte falur pikëtisht Atij…..

Shënim nga autori: Çdo ngjarje apo përshkim tjetër është krejt i rastësishëm…

Piro Millona Minella

Written by: Daors Media

Rate it