Your dedications
Currently there are no new dedications

Art/Kulturë

Libri: Zadrima-Krahina e lashtë me vlera e veshje unike, origjinalitet, traditë, trashëgimi, vazhdimësi.

todayOctober 23, 2026 19 5

Background
share close

Jak Rrozhani; Gazetar-Publicist: I Zadrimës:

Krahinës së lashtë, që për breza të tërë përjetësoi vlera kulturore dhe shpirtërore, me rëndësi të veçantë për kulturën kombëtare dhe atë ndërkombëtare! Me këtë dedikim fillon libri: Zadrima, krahina e lashtë me vlera e veshje unike, me autore: Dr.Liza Brunga dhe Mirela Dragusha. Botimet Fishta. Lezhë, 2026, i ndarë në dy pjesë: I-Zadrima historike, përgatitur me profesionalizëm dhe punë studimore dhe përkushtim nga Dr.Liza Brunga, dhe II-Zadrima etnografike, përgatitur me profesionalizëm, punë studimore dhe origjinalitet nga Mirela Dragusha. Zadrima përfaqëson një nga trevat kulturor më të rëndësishme të Shqipërisë Veriore, ku ndërthurën në mënyrë harmonike, gjeografia, historia dhe trashëgimia materiale edhe shpirtërore, në forma të qëndrueshme, të identitetit lokal, si një sistem vlerash i ndërtuar mbi vazhdimësinë historike, ku tradita, besimi dhe mënyra e jeteses, kanë luajtur një rol themelor në ruajtjen e identitetit krahinor. Në këtë kontekst kultura materiale e Zadrimës, nuk mund të shihet e ndarë nga kultura shpirtërore, pasi të dyja janë të ndërvarura dhe funksionojnë si shprehje e të njejtit realitet kulturor. Një nga elementet më përfaqësues të kësaj trashëgimie, është veshja tradicionale Zadrimore, e cila zë një vend qëndror në studimin e identitetit kulturor të krahinës. Veçanërisht, veshja e grave përfaqëson një sistem kompleks shenjash dhe simbolesh, ku çdo pjesë, material, ngjyrë dhe ornament, mbart një kuptim të caktuar. Veshja tradicionale e Zadrimës, ka pasur gjithashtu një funksion të rëndësishëm ritual dhe ceremonial. Në kontekstin bashkëkohor, vlerat dhe veshja e Zadrimës, përballen me sfida të reja, të lidhura me modernizimin, urbanizimin dhe globalizmin kulturor. Zadrima përfaqëson një model të qëndrueshëm të vazhdimësisë kulturore, ku vlerat tradicionale dhe veshja unike, funksionojnë si elemente kyç të identitetit krahinor. Kultura e Zadrimës është një pasuri e çmuar, që reflekton një trashëgimi mijëvjeçare, e shprehur në mënyrë të veçantë përmes veshjes tradicionale, e cila përbën një nga elementet më të spikatura të identitetit tonë kulturor kombëtar, si pasuri dhe vazhdimësi në breza…!

Written by: Daors Media

Rate it