Your dedications
Currently there are no new dedications

Botë

Rritet dhuna seksuale tek të miturit në Gjermani:

todayOctober 13, 2026 2

Background
share close

Rreziku nga dhuna seksuale ndaj fëmijëve kurrë më i madh
Rreziku që fëmijët dhe të rinjtë të jenë viktimë e dhunës seksuale nuk ka qenë kurrë më i madh. Kështu tha Raportuesja e Gjermanisë për Luftimin e Abuzimit Seksual ndaj Fëmijëve dhe të Miturve, Kerstin Claus.

Në raportin e fundit thuhet se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë digjitale ka krijuar mundësi të reja për autorët e këtyre krimeve, ndërsa interneti është shndërruar në një nga vendet kryesore ku ndodhin aktet e shfrytëzimit seksual.

Claus tha se “rreziqet në hapësirën digjitale po shpërthejnë”, ndaj mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve paraqitet sot si një prej sfidave gjithnjë e më të madhe.

Në raport thuhet se një në katër të rinj të moshës 14 deri në 17 vjeç ka përjetuar “cybergrooming”, ku të rriturit kontaktojnë të miturit në internet me qëllim manipulimi dhe shfrytëzimi seksual.

Claus paralajmëroi edhe për rreziqet e reja të inteligjencës artificiale. Me ndihmën e IA, fotografi të zakonshme mund të manipulohen dhe të shndërrohen në imazhe nudo të rreme, të cilat më pas përdoren për shantazh seksual, një fenomen i njohur si “sextorsion”.

Sipas statistikave kriminale, policia gjermane regjistroi në vitin 2025 gjithsej 17.126 raste të abuzimit seksual të fëmijëve, që është rreth 1.600 më shumë se pesë vjet më parë dhe 772 më shumë se në vitin paraprak.

Për të përballuar këtë situatë sa më mirë, Claus propozon futjen e lëndës shkollore “Bota Digjitale”, e cila do t’u mësonte fëmijëve dhe të rinjve kompetencat digjitale dhe rreziqet e internetit. Ajo kërkoi edhe masa të tjera, por një prej tyre është me siguri që edhe prindërit të kenë më shumë kujdes për fëmijët e tyre.

Written by: Daors Media

Rate it