Your dedications
Currently there are no new dedications

Botë

EPISODI RADHES…..NJE SKANDAL I MADH NE SUEDI QE TRONDITI SHTETIN!

todayOctober 11, 2026 7

Background
share close

Ministrja e Arsimit kishte shkuar ne Danimarke, vend fqinj me Suedine, per nje koncert. Edhe pse nuk donte te pinte, pasi e dinte se nuk lejohej te drejtonte makinen nen ndikimin e alkoolit, nga kembengulja e te ftuarve piu dy gota vere, nga 125 ml secila.

Qendroi kater ore, me mendimin se alkooli ishte larguar nga gjaku, duke pire sasi te medha uji dhe duke pare se ndihej shume mire. Me pas u nis me makinen e saj drejt Malmös, ne Suedi.

Kur kaloi kufirin, policia e ndaloi dhe konstatoi nje nivel alkooli prej 0,2 promilesh ne gjak, pikerisht kufiri nga i cili drejtimi i automjetit konsiderohet shkelje ligjore ne Suedi.

Kerkoi falje publike, pranoi pergjegjesine dhe dha doreheqjen. Madje, i kerkoi policise t’i vendoste gjoben me te rende. Me pas, u gjobit me 40 000 korona suedeze, rreth 4 000 euro.

Ajo nuk priti perfundimin e hetimit, por doli perpara mediave, i kerkoi falje popullit suedez dhe deklaroi se kishte bere nje nga gabimet me te medha te jetes se saj.
Ishte vetem 29 vjeçe dhe, megjithese niveli i alkoolit ishte pikerisht ne kufirin ligjor qe perben shkelje, ajo mori pergjegjesine dhe u largua nga detyra.

Ne Suedi, kjo ngjarje u konsiderua nje skandal dhe nje veprim i papranueshem per nje perfaqesuese te larte te shtetit.
Ne Suedi, edhe nje gabim elementare mund ti kushtoje postin nje ministri.
Po tek ne, sa gabime, skandale e shkelje duhen qe nje zyrtar te ndieje pergjegjesine dhe te dorezoje karrigen?!
Altin Joka 1 link trovato, scorri verso destra per passare al link.

Written by: Daors Media

Rate it