Your dedications
Currently there are no new dedications

Histori

Si e shkruajten albanologet ruse historine e Shqiperise

todayNovember 13, 2026 6

Background
share close

Nje nga problemet e historianeve shqiptare pas vitit 1944 ishte hartimi i nje teksti per historine e popullit shqiptare. Por veshtiresite qe dilnin perpara tyre ishin te shumta. Kjo per shkak te mosperputhjes se fakteve me kerkesat dhe kriteret ideologjike te PPSh-se. Mungesa e studiuesve profesioniste, burimeve dhe literatures ishte nje pengese tjeter. Sidoqofte, pas shume perpjekjeve ne vitin 1959 u arrit qe te botohej vellimi i pare i “Historise se Shqiperise”, i cili se bashku me vellimin e dyte qe u botuan ne vitin 1965 perbenin vepren e pare shkencore pergjithesuese. Keto dy tekste sherbyen me pas per rishkrimin e ribotimin e teksteve qe do te botohen ne vitet 70-80-te.

Ne fakt per botimin e versionit te pare u realizuan nje sere konsultash jo vetem me Byrone Politike dhe Enver Hoxhen, por pjeset ne fjale para botimit iu derguan per “kontroll” Akademise se Shkencave te Bashkimit Sovjetik dhe Bullgarise.

Ndekoh nje grup albanologesh ruse kishin filluar te merreshin prej kohesh me historine e shqiptareve. Ne revistat shkencore ne Moske dhe Tirane ata kishin botuar nje sere artikujsh per gjuhen, historine dhe traditat e shqiptareve. Kjo pune u finalizua me botimin e tekstit sintetik “Histori e shkurter e Shqipnise”. Ajo perfshinte periudhen nga shek.XV deri ne pragun e LDB. Autoret e ketij libri ishin G.Ll. Arsh, I.G.Senkevic dhe Nina D.Smirnova. Kjo e fundit nje nga historianet me te specializuara dhe autore nje libri tjeter shume te rendesishem per historine e shqiptareve.

Ky liber u pergatit nga Sektori i Demokracive Popullore prane Institutit te Historise te Akademise se Shkencave te Bashkimit Sovjetik. Ai u perkthye ne shqip nga historiani Zekeria Cana dhe Abdullah Karjagdiu dhe u botua nga “Rilindja” ne Prishtine ne vitin 1967.

Pavaresisht raporteve shqiptaro-sovjetike pas vitit 1960, tezat e historianeve ruse ne historiografine e kohes kane lene gjurmet e tyre per trajtimin e shume problemeve qe lidhen me te shkuaren tone.

Shkruan Hasan Bello:

Written by: Daors Media

Rate it