Your dedications
Currently there are no new dedications

Histori

ÇËRÇILLI DHE NIPI I TIJ: NJË PYETJE FËMIJËRORE DHE NJË PËRGJIGJE QË HYRI NË HISTORI

todayOctober 29, 2026 7

Background
share close

Britani e Madhe, 1953. Uinston Çërçilli (Winston Churchill), një nga figurat më të rëndësishme politike të shekullit XX dhe udhëheqësi britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, njihej jo vetëm për vendosmërinë dhe oratorinë e tij, por edhe për humorin e mprehtë.

Një ditë, nipi i tij i vogël, Nikolas Soums (Nicholas Soames), arriti t’u shpëtonte vëmendjes së sekretarëve që ruanin qetësinë e gjyshit dhe hyri në dhomën e tij të gjumit.

Çërçilli ishte shtrirë në shtrat, duke lexuar gazetën, kur nipi e pyeti me kureshtjen karakteristike të një fëmije:

“Gjysh, a është e vërtetë se ti je njeriu më i madh që jeton sot?”

Pa e humbur qetësinë dhe me humorin e tij të njohur, Çërçilli iu përgjigj:

“Po, jam. Tani zhduku dhe më lër të qetë!”

Kjo përgjigje, njëkohësisht arrogante në dukje dhe plot humor, mbeti një nga anekdotat më të njohura familjare për ish-kryeministrin britanik.

Fotografia që shoqëron këtë rrëfim është realizuar më 6 nëntor 1954, në Kishën Famullitare të Westerhamit, në Kent të Anglisë. Në të shihet Çërçilli duke ecur dorë për dore me nipin e tij, Nikolas Soums, i rrethuar nga banorë dhe familjarë.

Një fotografi që dokumenton anën njerëzore dhe familjare të burrit të shtetit, i cili kishte udhëhequr Britaninë në një nga periudhat më të vështira të historisë së saj.

Burimi i rrëfimit: The Guardian, 4 qershor 2001, “Hats off to Soames, off-message but in majestic form”.

Fotografia: Winston Churchill me nipin Nicholas Soames, Westerham, Kent, 6 nëntor 1954.

Written by: Daors Media

Rate it