Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sport

Maradona i futbollit shqiptar:

todayJuly 9, 2025 9

Background
share close

10 mbi shpinen e Maradones se futbollit Shqiptare. ❤️💙

Edi Martini qe e nisi karieren e tij shume heret tek e dashura Vllazni…qysh me 1992 e kur ishte vetem 17 vjecar…do ta luante top-kemben e tij te zemres per plot 14 vjet resht duke mrekulluar gjithkend qe pati fatin ta shohe e ta jetoje klasin, magjine e talentin e rralle te futbollit te tij sa argetues po aq edhe Fair Play perfekt…

Virtuozi shkodran i top-kambes…keshtu me pelqente ta quaja shpesh…dhe i tille ishte vertet pa e egzagjeruar aspak…

E radhazi pas Vllaznise do te mrekullonte gjithkend me tekniken e tij individuale, me perkedheljen brilante qe i bente topit,,,me driblimet e tija marramendese .. me finesen ne te luajtur…e po kaq edhe me golat e tij fantastike ..edhe tifozet e shumte ne Slloveni teksa veshi fanellen e Svoboda te Ljubjanes..dashamiresit e futbollit ne Austri tek mbronte ngjyrat e Klagenfurtit…e sidomos do te ekzaltonte gjate tifozet gjermane te skuadres se njohur Eintracht te Frankfurtit per te cilen shenoi nje mori golash spektakolare…

E serisht ne Shqiperi ku luan edhe per Luftetarin..Beslidhjen , Apollonine…dhe finishin..atje tek startoi tek Vllaznia e zemres se tij…me te cilen u be kampion e fitues kupash,,,goleador dhe nje nder me virtuozet e djepit te futbollit shqiptar ..Shkodres…por edhe ishte dhe mbeti beniamini i flakte i tifozeve te vet te shumte ne gjithe Shqiperine…aq sa vecmas shkodranet benin kryqin per te…

Gjithnje pas shpine numrin e tij te dashur 10…numrin me te cilin me te drejte tifozet shkodrane por edhe ata shqiptare fale talentit te tij brilant nisen ta etiketojne Maradona i futbollit tone…dhe drejt me e thane…e meritonte …

Kam patur shume here fatin ta shijoj LIVE magjine e futbollit te Edi Martinit dhe kurdohere nuk kam nguruar ta them publikisht se…..me ka lene te mrekulluar…cfare klasi…cfare interpretimi,,,cfare virtuozi ..cfare golash te shenuar… cfare finese…cfare respekti per veten, per fanellen, per Shkodren e Vllaznine e zemres,.. per Kombetaren kuq e zi….per tifozet e mrekullueshem shkodrane ne vecanti por edhe per ata shqiptare ne pergjithesi…

Martini nuk luante thjesht futboll ne fushe…joooo …ai vallzonte ..sic paten bere vite me pare yjet e futbollit te qytetit te tij te lindjes…Bizi.. Zhega…Rragami..Ndoja…Hafizi, Borshi,,Jera, Dedja, Zmijani, Shpuza, Vukatana..Sinani…e sa e sa te tjere brilante qe Shodra i dhuroi me aq shumice futbollit shqiptar…

Do ta kisha prezent Martinin edhe me 14 maj te 1994 ne ate miqesore kunder Maqedonise ne Tetove e c’ka shenonte ndeshjen e tij te pare me Kombetaren e Shqiperise…

E ne karieren e tij shfletoj permbi 300 ndeshje …e mbi 80 gola…disa tituj e trofe individuale e kolektive…per te ardhur se fundi tek prezenca e tij si Trajner ne pankinat e Luftetarit…Lacit, Vllaznise e Teutes…se nuk eshte kollaj te te ndahet shpirti nga futbolli ..aq me shume kur atij i fale rinine tende e i dhe gjithcka me te bukuren qe dije te beje…duke ngjallur tek te tjeret respekt, admirim e kenaqesi pa fund…

E klasi i tij do ta veconte prej gjithkujt edhe ne ate mori ndeshjesh qe ai luajti dhe nuk zhgenjeu askend ne sa e sa takime te kupave te europes…

Nje Kampion i madh ne jete e ne sport..nje shkodran tejet i kendeshem , plot humor… i qyteteruar e i civilizuar si tan shkodrant ne pergjithesi.

A.R.DOSTI

Written by: WindowMedia.de

Rate it