Your dedications
Currently there are no new dedications

Sociale

191 Results / Page 4 of 22

Rajon

Sot është dita ime e fundit në Kosovë – nesër nisem për Gjermani.

Nuk e kisha menduar kurrë se një ditë do të shkruaja këto fjalë. Se do të vinte momenti kur do ta shikoja Kosovën për herë të fundit para se të nisem drejt një vendi tjetër, me një valixhe në dorë dhe me një zemër të mbushur me mall, dhimbje, zhgënjim dhe shumë pyetje pa përgjigje. Unë jam vajza e një invalidi të luftës. Jam rritur duke e parë sakrificën e […]

todaySeptember 15, 2026 30

Sociale

CHATGPT DI SHUMË PËR JU? JA ÇFARË NUK DUHET T’I TREGONI KURRË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE

ChatGPT dhe platformat e tjera të Inteligjencës Artificiale po hyjnë me shpejtësi në jetën e përditshme të miliona njerëzve. Për shumë përdorues, AI nuk është më vetëm një program që përgjigjet në pyetje të thjeshta, por është kthyer në një lloj asistenti personal: i kërkojmë të shkruajë një email, të përmirësojë një CV, të përkthejë dokumente, të analizojë një kontratë, të shpjegojë analiza mjekësore, të hartojë një plan pune, të […]

todaySeptember 14, 2026 31

Sociale

PROVO SE JE GJALLË…

Ironia e një republike që i kërkon pensionistit të dëshmojë se nuk ka vdekur- Ditët e fundit mora vesh një fakt të çuditshëm, tipik “Made in Babziland”. Pensionistët shqiptarë duhet të paraqiten dy herë në vit para nje sporteli oruellian për të dëshmuar se janë ende gjallë, ndryshe nuk do tu paguhet pensioni. Është një ide administrative aq e errët saqë të vjen keq që nuk e ka shpikur vetë […]

todaySeptember 10, 2026 17

Sociale

Pse shumë njerëz e mbajnë celularin pa zile:
Heshtja si maskë e epokës moderne:

Në një kohë kur telefoni është bërë organ shtesë i trupit, një zgjatje e dorës dhe e vetëdijes sonë, gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin ta mbajnë në heshtje.E quajnë “komfort”, “mirësjellje”, apo “kujdes për të tjerët” por pas kësaj qetësie, fshihet një botë e tërë ankthi, frike, kontrolli dhe fshehtësie.Në shoqërinë e zhurmshme të njoftimeve, ku çdo tingull është një kërkesë për vëmendje, heshtja e telefonit është bërë një […]

todaySeptember 7, 2026 15

Botë

Imagjinoni të hysh në klasën tënde dhe të shohësh disa nga nxënësit e tu të shënuar për vdekje.

Kjo është ajo që i ndodhi Andrée Geulen në Bruksel, në vitin 1942. Ishte vetëm 21 vjeçe, sapo kishte përfunduar shkollimin për mësuese dhe po përpiqej të jetonte një jetë normale nën pushtimin nazist. Pastaj u shfaqën yjet e verdhë. Fëmijët hebrenj tani duhej t’i mbanin. Yje prej pëlhure të verdhë të ndezur, të qepura në rrobat e tyre, që i shënonin si të ndryshëm. Si shënjestra. Andrée i pa […]

todaySeptember 5, 2026 19

Botë

Suedia po e ndryshon kursin e saj shumëvjeçar drejt digjitalizimit të klasave, duke e zvogëluar përdorimin e ekraneve dhe duke i rikthyer mjetet tradicionale, si librat e shtypur dhe shkrimin me dorë.

Pas vitesh të tëra të pajisjes së nxënësve me tableta dhe laptopë, madje edhe në klasat e ulëta, qeveria, nën drejtimin e ministres së Arsimit, Lotta Edholm, ka arritur në përfundimin se digjitalizimi i tepruar ka ndikuar në rënien e shkathtësive të leximit dhe të aftësive themelore. Vlerësimet ndërkombëtare, përfshirë PISA-n dhe PIRLS-in, kanë treguar rënie të rezultateve të nxënësve suedezë në lexim, gjë që ka nxitur një ndryshim të […]

todaySeptember 3, 2026 15 2

Sociale

BARDHOK DODA: DOLËN PËR NJË KAFE, NUK U KTHYEN MË – DY JETË TË SHUARA, DY FAMILJE NË ZI DHE NJË SHTET QË DUHET TË PËRGJIGJET!

BARDHOK DODA NGRIT ALARMIN: KUR HUMBJA E JETËS KTHEHET NË AKUZË NDAJ SHTETIT Ka tragjedi që nuk mund të mbyllen me një njoftim të shkurtër, me disa rreshta kronike dhe më pas të harrohen. Ka humbje jetësh që, përtej dhimbjes së familjeve, ngrenë pyetje të rënda për funksionimin e shtetit, sistemin e urgjencës dhe përgjegjësinë e institucioneve. Pikërisht të tilla janë pyetjet që ngre Bardhok Doda pas humbjes së dy […]

todaySeptember 2, 2026 32

Botë

“Duhet të largoheni”/ Heroizëm në mes të katastrofës, mësuesi shpëton mbi 1643 nxënës në Nepal.

Një histori heroizmi ka dalë në pah mes katastrofës shkatërruese që goditi Nepalin, ku një mësues arriti të shpëtonte 1,643 nxënës përballë një përmbytjeje të fuqishme që përfshiu luginën e Trishulit.Ishte rreth orës 09:20 të mëngjesit të së mërkurës kur dita në shkollën e mesme Tribhuvan Trishuli po zhvillohej normalisht. Rreth 900 fëmijë ndodheshin në kompleksin shkollor trekatësh, ndërsa qindra të tjerë po mbërrinin në këmbë ose me autobusë.Në atë […]

todayAugust 30, 2026 35

Sociale

Metamorfoza agresive e burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese.

Sa herë kthehem në Tiranë, çdo mëngjes ora 7:30 ulem poshtë shtëpisë në barin që dikur quhej “Tajvani”, sot “Parku Rinia”, tek Shallvaret.Duke shijuar kafen nën rrjedhën antistresuese të shatërvanit, numëroj njerëzit që rendin me nxitim për punë.Çuditërisht, 80% janë femra dhe 20% meshkuj.Përndryshe, në barin e lokalit 90% janë burra dhe 10% janë gra. Dikur ishte ndryshe. Gjyshet tona rrinin amvisa shtëpiake dhe punonin burrat.Shqipëria ka ndryshuar, por më […]

todayAugust 28, 2026 30