Your dedications
Currently there are no new dedications

Kronikë

89 Results / Page 5 of 10

Kronikë

Nuk jam vrasës me dashje, kërkoj drejtësi.

Erjon Llapushi ka reaguar për herë të parë publikisht pasi u dënua me 17 vite burg për vrasjen e kamarierit në Elbasan. Në një deklaratë të gjatë me titull "Një gjykatë, dy standarde", ai shprehet se nuk kërkon mëshirë, por drejtësi, duke kundërshtuar kualifikimin e veprës penale si "vrasje me dashje". Sipas Llapushit, ngjarja ka ndodhur pas një goditjeje të vetme me grusht, pa përdorimin e armëve, pa planifikim, konflikt […]

todayJuly 4, 2026 27

Kronikë

“Babi, të lutem hajde më merr!”

Fjalët rrëqethëse të vajzës së shoferit që humbi jetën dje në aksident, miqtë e kujtojnë mes lotësh me videon prekëse Një aksident tragjik u regjistrua një ditë më parë në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës Berat-Tiranë doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 36-vjeçari Redion Hasimi, i cili jetonte në Kombinat dhe çdo ditë përshkonte këtë aks rrugor për të […]

todayJuly 1, 2026 109

Kronikë

TRAGJEDI NË AUTOSTRADË: AUTOBUSI I LINJËS BERAT–TIRANË PËRMBYSET NË AUTOSTRADË: 4 viktima e dhjetra të plagosur!

4 viktima të konfirmuara deri tani, dhjetëra të plagosur. Dyshime se shoferi pësoi infarkt në timon TIRANË, 30 QERSHOR 2026 – Mesdita i kësaj të Marte u kthye në makth për dhjetëra pasagjerë që udhëtonin me autobusin e linjës Berat–Tiranë. Rreth orës së pikut, në autostradën Tiranë–Durrës, pranë Qendrës Tregtare Univers, mjeti i transportit publik ka dalë nga rruga dhe është përmbysur anash, duke shkaktuar një bilanc tragjik. ÇFARË NDODHI […]

todayJune 30, 2026 47

Kronikë

MASAKROHET NJË ÇIFT SEPSE BASHKËPUNOI ME SHTETIN!

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë Arrëz nuk është thjesht një kronikë e zezë që kalon në ekranet televizive për disa minuta dhe më pas harrohet. Kjo është një ngjarje që prek në themel marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit. Një çift bashkëshortësh, Skënder dhe Bardhe Nika, janë dhunuar barbarisht me mjete të forta nga persona ende të paidentifikuar. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se shkaku i sulmit lidhet me faktin […]

todayJune 17, 2026 34

Kronikë

16 Vjeçari shqipëtar qellon policin në Gjermani!

Gjermani: Qëllohet polici, urdhërarrest evropian për kosovarin 16 vjeçar Pas të shtënave me armë zjarri ndaj një polici në Göttingen, hetuesit po kërkojnë një të dyshuar 16-vjeçar, njoftojnë mediat gjermane. NDR raporton se familja e të dyshuarit 16-vjeçar është nga Kosova. Ai dyshohet se e ka qëlluar policin gjatë një përballjeje midis klaneve rivale. Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Weender Landstraße/Weender Tor, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë, […]

todayJune 16, 2026 50

Kronikë

Tragjedi në Londër: Një familje shuhet në sekonda, qyteti mbetet në heshtje!

Londra është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka lënë pa fjalë opinionin publik. Një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre vetëm 9 vjeç humbën jetën pasi ranë nga kati i 36-të i një rrokaqielli në kryeqytetin britanik. Sipas raportimeve të mediave, bëhet fjalë për një ngjarje që po hetohet intensivisht nga autoritetet britanike, ndërsa detajet e plota mbeten ende të paqarta.   Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë […]

todayJune 9, 2026 74

Kronikë

🔥 Zjarr në Pllanë të Lezhës, rrezikohen vreshtat dhe pemishtet – ndërhyrja e shpejtë shmang përhapjen e flakëve:

Një incident që mund të kishte marrë përmasa shumë më të mëdha është regjistruar mesditën e kësaj të diele në fshatin Pllanë të Lezhës, ku një zjarr ka përfshirë një parcelë të mbjellë me pemë frutore dhe vreshta rrushi, duke krijuar shqetësim te banorët e zonës dhe fermerët vendas. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e mbjellë, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta dhe kushtet […]

todayMay 31, 2026 23

Kronikë

Adriana Kalaja: Ofroj mbështetjen time ligjore ndaj familjarëve të viktimës.

Shdërrimi i medias në një "vrasëse me pagesë"….. Sot, të gjithëve na ka pikëlluar ngjarja ku humbi jetën një fëmijë 7 vjeçar, që nuk është rast i izoluar, fatkeqësisht.Gjithmonë kam mbajtur qëndrimin se në raste të tilla, në respekt të familjea së viktimës, aq më shumë kur është fëmi, të gjithë ne, por sidomos media, duhet të heshtë deri në zbardhjen e ngjarjes.Të gjithë i kujtojmë rastet sesi media për […]

todayMay 25, 2026 22

Kronikë

Vrau gruan në Belgjikë dhe 2 vëllezër në Shqipëri, shqiptari arrestohet pas 30 vitesh:

Një shqiptar i dënuar për vrasje të trefishtë, të cilit iu dha azil dhe shtetësi në Mbretërinë e Bashkuar duke qenë në arrati, është arrestuar në SHBA. Sokol Hoxha, 50 vjeç, u arratis për në Britani pasi vrau gruan e tij 19-vjeçare në vitin 1997 në Belgjikë si dhe dy vëllezër në Shqipëri në të njëjtin vit. Ai hyri në Britani duke përdorur një identitet të rremë, duke pretenduar se […]

todayMay 17, 2026 26