Your dedications
Currently there are no new dedications

Blog sidebar

Opinion

KOSOVA ËSHTË NJË KARROCË KUAJSH QË TËRHIQET NGA NJË QEVERI E SABOTUAR, NË EPOKËN E TRENAVE ME LEVITIM MAGNETIK!

(Vetëm analiza dhe diagnoza e saktë e shëron pacientin, sepse ia hap shtigjet mjekut për terapi precize) (Dija duhet ta udhëheqë politikën, e jo politika dijën) Një shtet nuk matet vetëm me kapitalin që ka në arkën e tij. Ai matet me atë që arrin ta ndërtojë me atë kapital. Sepse paratë që mbeten të papërdorura janë vetëm shifra. Ato nuk ushqejnë familje, nuk ndërtojnë fabrika, nuk krijojnë vende pune […]

todayJuly 8, 2026 27

Sport

Vllaznia po turpëron historinë e saj! Një klub legjendar nuk meriton këtë poshtërim në Europë!

Ka lajme që të zhgënjejnë. Ka lajme që të revoltojnë. Por ka edhe lajme që të bëjnë të ndihesh i turpëruar si tifoz, si shkodran dhe si shqiptar. Ky është një prej tyre. Fakti që Vllaznia e Shkodrës udhëton drejt raundit të parë të UEFA Conference League përballë Malishevës me vetëm 15 futbollistë të regjistruar nuk është thjesht një problem teknik apo administrativ. Është një dështim i rëndë institucional, një […]

todayJuly 8, 2026 34

Sport

🇨🇭 HISTORI! Zvicra në çerekfinale pas 72 vitesh, Granit Xhaka udhëheq ëndrrën drejt lavdisë 🏆🇦🇱

Paraqitet një moment që do të mbetet gjatë në historinë e futbollit zviceran. Pas dekadash pritjeje, sakrificash dhe zhgënjimesh, Zvicra ka arritur të rikthehet mes tetë skuadrave më të mira të planetit, duke siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1954. Një sukses që nuk është thjesht statistikor, por simbol i një brezi futbollistësh që kanë ndryshuar fytyrën e përfaqësueses helvetike […]

todayJuly 8, 2026 36

Botë

Siberia është parë gjithmonë si hapësira ku siguria e Rusisë arrin formën e saj më absolute.

Ajo ka qenë thellësia strategjike e shtetit rus, vendi ku armiku nuk mund të mbërrinte kurrë. As mongolët e Xhengis Khan-it, të cilët shkatërruan Rusinë e Kievit, nuk depërtuan deri në Siberi. Ata arritën deri te muret e Vjenës, shkelen fushat e Polonisë, depërtuan në brigjet e Adriatikut, duke shkretuar qytetet arbërore, si Shasin, por jo edhe në Siberi. As Napoleon Bonaparti, i cili hyri në Moskë pas gjakderdhjes së […]

todayJuly 8, 2026 18

Horoskopi

🌟 Horoskopi i Datës – 8 Korrik 2026

☀️ “Jo çdo derë që mbyllet është humbje. Ndonjëherë është mënyra e universit për t’ju drejtuar aty ku ju pret fati.” 8 Korriku sjell një ditë me energji të forta transformimi dhe vendimesh. Planetët krijojnë një klimë që favorizon reflektimin, guximin dhe ndryshimet e shumëpritura. Sot është e rëndësishme të dëgjoni intuitën, por edhe të mos neglizhoni logjikën. Disa do të marrin lajme që do t’u ndryshojnë planet, ndërsa të […]

todayJuly 8, 2026 36

Opinion

Njeriu i divanit!

Njeriu i divanit nuk është kundër protestës. Përkundrazi. Ai është shumë për protestën. Por, sipas tij, protesta duhet bërë siç duhet. Me program, me ide, me strategji, me estetikë, me orar, me disiplinë, me fjalime të shkurtra, me pankarta të bukura, me njerëz të zgjedhur, me zë të rregullt, me kamera në këndin e duhur dhe, mbi të gjitha, pa e shqetësuar atë në divan. Ai është vëzhgues serioz. Ka […]

todayJuly 7, 2026 27

Uncategorized

Analistë të gjeopolitikës vënë re se ka fërkime mes Francës e Gjermanisë.

Në vizionin e francezëve, brenda Europës së Bashkuar Franca është ushtria e Gjermania është ekonomia (prodhimi). Mirëpo Gjermania prej disa vitesh ka filluar të drejtojë ekonominë e vet prodhuese drejt industrisë ushtarake, dhe planifikon një buxhet aq të madh për ushtrinë, sa që do të bëhet e katërta në botë nga ky aspekt. Kjo e shqetëson Francën, e cila nuk ka sektor tjetër ku mund të dalë “në ballë”. Dihet […]

todayJuly 7, 2026 19

Opinion

4.5 milionë euro nga fondi rezervë për një koncert privat?

Qeveria sapo ka miratuar një akt normativ për t’i akorduar 400 milionë lekë (rreth 4.5 milionë euro) nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit organizimit të koncertit të Kanye West në Tiranë. Le ta lëmë mënjanë për një moment debatin nëse Kanye West është artist i madh apo jo. Kjo nuk është çështja. Po me çfarë të drejte qeveria vendos t’i japë miliona euro të taksapaguesve një aktiviteti privat, pa […]

todayJuly 7, 2026 21

Opinion

Kush po flet në emër të popullit? Protesta, narrativat politike dhe beteja për të kontrolluar perceptimin.

Në politikë, ndonjëherë beteja më e madhe nuk zhvillohet vetëm në parlament apo në institucionet shtetërore. Ajo zhvillohet në rrugë, në sheshe dhe mbi të gjitha në betejën për të përcaktuar se si do të interpretohet një ngjarje nga opinioni publik. Një protestë nuk është vetëm numër njerëzish në një shesh. Një protestë është edhe organizimi që qëndron pas saj, strukturat që e mbështesin, figurat që marrin rolin e drejtuesve […]

todayJuly 7, 2026 24

Aktualitet

Malësia e Madhe nuk shitet për 1 euro.

Për të gjithë malësorët e mi, Ky ligj sapo është miratuar dhe prek edhe rrethin tonë. Siç mund ta shihni, “Paketa e Maleve” përfshin jo vetëm të gjitha fshatrat më të bukura të zonës, por edhe bregun e liqenit. Lind pyetja, si mund të konsiderohet “paketë e maleve” kur përfshihen edhe zona që ndodhen vetëm 5 metra mbi nivelin e detit? Shumë prej jush ende kanë probleme me dokumentacionin e […]

todayJuly 7, 2026 25