Sot, Partia Demokratike nuk është më alternativë. Ajo është kthyer në një relike politike që mban peng demokracinë.
Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2025:Nuk është thjesht një dështim elektoral, por një kapitullim politik dhe moral: Një strukture që prej vitesh ka braktisur vlerat, ka shkelur mbi parimet dhe ka humbur kontaktin me realitetin. Kjo nuk është një humbje që ndodhi brenda një nate. Është një rënie që ka nisur që pas vitit 2021 dhe që në vend të ndalet, thellohet çdo vit, çdo muaj, çdo ditë. […]