Protestat: Rreagon Kisha Katolike: Politika të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve:
Kisha Katolike e Shqipërisë ka reaguar lidhur me protestat kundër resortit në Zvërnec, duke i bërë thirrje politikës që të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve dhe të gjejë zgjidhje përmes dialogut. Në një deklaratë për shtyp, Kisha Katolike tha se ndjek me vëmendje protestat në vend dhe shqetësimet e qytetarëve për projektet në zona të mbrojtura, duke theksuar nevojën që çdo zhvillim të respektojë mjedisin dhe pronën private, në përputhje me […]