Protesta Kombëtare dhe streha e establishmentit të korruptuar:
Për interesa e këndvështrime të ndryshme, shqiptarët nuk mund të jenë dakord dhe nuk duhet të jenë dakord të gjithë për një fenomen, akt apo edhe për protestën kombëtare të ditëve të fundit. Unë dëshiroj të ndalem në dy fenomene të ditëve të fundit që dua t’i shikoj në kontekstin historik të zhvillimeve politike e shoqërore të Shqipërisë e shqiptarëve. Ka 23 ditë që ka shpërthyer në Shqipëri protesta madhështore e rinisë shqiptare kundër establishmentit të korruptuar të 36 viteve […]