Eurodeputeti belg Michel De Maegd ngre alarmin për Shqipërinë: Protestat kundër korrupsionit dhe projekti në Sazan do të diskutohen edhe me qeverinë Belge:
Zëri i protestave qytetare në Shqipëri po dëgjohet gjithnjë e më shumë edhe në institucionet evropiane. Eurodeputeti belg Michel De Maegd ka reaguar publikisht lidhur me situatën në Shqipëri, duke e lidhur atë me standardet demokratike dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në një deklaratë publike, ai thekson se protestat kundër projektit të turizmit luksoz në ishullin e Sazanit dhe në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Vjosë-Nartës nuk janë vetëm një kundërshtim ndaj një investimi të caktuar, por […]