Njeriu i divanit!
Njeriu i divanit nuk është kundër protestës. Përkundrazi. Ai është shumë për protestën. Por, sipas tij, protesta duhet bërë siç duhet. Me program, me ide, me strategji, me estetikë, me orar, me disiplinë, me fjalime të shkurtra, me pankarta të bukura, me njerëz të zgjedhur, me zë të rregullt, me kamera në këndin e duhur dhe, mbi të gjitha, pa e shqetësuar atë në divan. Ai është vëzhgues serioz. Ka televizorin përpara, telefonin në dorë dhe Facebook-un hapur. Nga aty […]