Anëtarja e Bundestagut gjerman kërkon dorëheqjen e Paunoviqit: Deklarata të tilla e dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor:
Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, se nëse do të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, ka shkaktuar reagime të ashpra edhe në arenën ndërkombëtare. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Jasmina Hostert, anëtare e Bundestagut Gjerman për rrethin e Boblingenit, e cila e ka cilësuar të papranueshme një deklaratë të tillë dhe ka kërkuar përgjegjësi nga ministrja serbe. Hostert ka thënë se Paunoviq ka […]