BARDHOK DODA THYEN HESHTJEN DHE SFIDON ZËRAT NË PD: “PYETENI SALI BERISHËN ÇFARË POSTI KAM KËRKUAR – NËSE KENI FAKTE, NXIRRINI PUBLIKISHT!”
Dorëheqja e Bardhok Dodës nga funksionet në Partinë Demokratike duket se nuk e ka mbyllur debatin. Përkundrazi, pas largimit të tij kanë nisur të qarkullojnë zëra dhe interpretime mbi arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, mes të cilave edhe pretendimi se Doda është larguar pasi nuk ka marrë një post të kërkuar nga drejtuesi i PD-së, Sali Berisha. Por këtë herë Bardhok Doda nuk zgjedh heshtjen. Pas një angazhimi shumëvjeçar politik, aktivitetit në Shqipëri e Itali dhe marrëdhënieve që […]