Your dedications
Currently there are no new dedications

Blog masonry

Opinion

Gjenerata Y ( Gjenerata ime)!

Gjenerata Y ( Gjenerata ime)! E padukshmja që gjithmonë ka qenë aty! Kampi opozitar, i mbërthyer prej vitesh në modele të konsumuar dhe strategji makiaveliste, ka ndërtuar një sistem që prodhon “produkte politike” pa asnjë lidhje me meritokracinë.Dhe sot, ky sistem po shfaq pasojat më të rënda pikërisht mbi “Gjeneratën Y”– një brez i përgatitur, lojal ndaj vlerave, dhe gjithmonë i gatshëm për të kontribuar, por që sistematikisht përjashtohet nga loja dhe nga fronti i luftës. “Gjenerata X” edhe pse […]

todayDecember 2, 2025 14

Opinion

🟥 “Kur drejtësia vjen te dera, edhe globalistët harrojnë parimet që predikonin”

“Edhe ti hengre dardha pas kurrizit tim?” -Edvini- 🟣Federica Mogherini, ish-kryediplomatja e BE-së, promovuese e vijës së majtë progresiste, globaliste nga koka te këmbët, e formuar në laboratorët e axhendave që financojnë lëvizje sociale, identitare dhe politike anembanë Europës, sot është ndalur në Bruksel për hetime mbi abuzime me tendera publikë. Po, po, ajo që jepte leksione moralizimi Ballkanit, tani po pyetet për kontrollin financiar të banesës dhe dyshime për përfshirje në skema të dyshimta me fonde europiane. Ironia politike […]

todayDecember 2, 2025 10

Aktualitet

Kasafortistet e Bashës në sulm!

Dy fjalë që u harruan për ata që munguan. Në politikën shqiptare, ka një kategori aktorësh që nuk zhduken kurrë, thjesht ndërrojnë vendin ku fshihen. Dikur kasafortistë brenda PD-së, sot janë shndërruar në drejtues mediash, duke përdorur studiot televizive e rolin e tyre si drejtorë, në armë politike. Edhe pse kanë ndërruar karrigen, nuk kanë ndërruar instinktin: të mbajnë PD-në të dobët, të përçarë. Ngjarjet e fundit e treguan qartë këtë skemë. Takimi i kandidatëve më të votuar demokratë u […]

todayDecember 2, 2025 15

Aktualitet

Foltorja nr. 3 – 1 dhjetor NJË VARR PËR SHPRESËN – Nga Rea Lundra

**Foltorja nr. 3 – 1 dhjetor** **NJË VARR PËR SHPRESËN** E prisja si ditën e Flamurit, si një shpërthim që do të trondiste themelet e regjimit. Por erdhi një grusht njerëzish të lodhur, fjalime të ftohta, duartrokitje të detyruara. Salla u bë varr. Shpresa u varros aty, pa asnjë lule mbi të. Këshilli Kombëtar është i vdekur që nga 11 maji. Shtatë muaj kufomë. As erë, as zë. Vetëm pluhur. Dhe në mes të këtij varri na del përpara grupi […]

todayDecember 2, 2025 15

Opinion

“Kafja” që “trazoi ujërat” në PD, avokati i Berishës “sulmon” Salianjin: Janë mbledhur ca zhigolo që bisedojnë për “plakën” partnere:

“Kafja” që “trazoi ujërat” në PD, avokati i Berishës “sulmon” Salianjin: Janë mbledhur ca zhigolo që bisedojnë për “plakën” partnere Një takim i zhvilluar pasditen e së enjtes në një hotel në Tiranë mes Ervin Salianjit dhe disa prej figurave më të votuara të Partisë Demokratike, ka rikthyer në qendër të vëmendjes lëvizjet e brendshme në selinë blu. Ky takim u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa deklarata në media, gjë e cila nxiti menjëherë spekulimet se brenda Partisë […]

todayNovember 30, 2025 13

Kronikë

🔴 Kur barbaria ndodh në zemër të Europës, alarmi duhet të bjerë edhe tek ne.

🔴Radikalizmi nuk vjen me ushtri, vjen me kulturë, mentalitet dhe terr informativ! ♦️Një krim që të ngrin gjakun ka ndodhur në Holandë. Një vajzë 18-vjeçare siriane, Ryan Al-Jayar, u vra nga vëllezërit e saj dhe u hodh në një kënetë, me duar, këmbë dhe gojë të lidhura.➖Faji i saj?Kishte një të dashur. Një “turp” sipas babait të saj, i cili urdhëroi vrasjen. ♦️Hetimi mjekoligjor gjeti shenja dhune dhe ADN-në e babait në thonjtë e saj. Ajo ka luftuar për jetën […]

todayNovember 29, 2025 16

Politikë

SPAK INTESIFIKON HETIMET PËR FLAMUR NOKËN:

SPAK intensifikon hetimet për Flamur Nokën, administron dosjen e ndarjes së banesave të shtetit për familjarët e tij në Sarandë, skema që përdori SPAK i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të gjithë praktikën e shpërndarjes së banesave për të pastrehët gjatë kohës kur Flamur Noka ishte kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave. Gjithashtu, BKH po heton mënyrën dhe rrethanat se si familjarët e Flamur Nokës u bënë pronarë të banesave të të pastrehëve, si dhe rolin e Nokës. […]

todayNovember 29, 2025 11

Sociale

ABSOLUTJA DHE RELATIVJA:

Përgatiti Zija Vukaj (Për lexues përkatës) «Kjo pikturë është e Rene Magritte, “Njohja e absolutes”. Doja ta sillja për t’ju ngritur moralin. Pastaj, do të jeni të përgatitur për gjithçka; një mësim serioz mbi konceptet e absolutes e relatives duhej të zgjaste të paktën dy mijë e pesëqind vjet, aq sa diskutimi real. I kam bërë pyetje vetes çfarë kuptohet me termin “absolut”. Është pyetja më fillestare që një filozof duhet të bëjë.Jam vënë në kërkim artistësh që i kushtohen […]

todayNovember 29, 2025 11

Opinion

Çfarë kemi sot?
Një parti ku vendimet merren nëpër lokalet e Tiranës, por konferencat për shtyp mbahen në shesh duke bërtitur “transparencë!”.

Takimet e fshehta në PD janë si ajo pjata tradicionale që e servirin në çdo dasmë shqiptare:të gjithë e dinë si gatuhet, të gjithë e hanë, të gjithë thonë “sa mirë doli”, por askush nuk pranon se e ka futur dorën në tenxhere. 1991–2007: Berisha dhe Nano ulen te Ura e Tabakëve, pa dëshmitarë, pa celularë, vetëm dy shishe raki dhe një marrëveshje që i dha Topit presidencën si “bakshish”. Topi e mori vesh pas tre vjetësh se kishte qenë […]

todayNovember 29, 2025 8