Your dedications
Currently there are no new dedications

Blog masonry

Horoskopi

HOROSKOPI I DATËS 17 SHKURT 2026❤️

Sot është ditë ku maskat bien dhe pritshmëritë përplasen me realitetin. 🌑✨ ♈ Dashi ❤️ Dashuri: Sot testohesh në durim. Në çift, një debat i vogël mund të zbulojë çështje të pathëna. Nëse je beqar, mos u tërhiq vetëm nga pasioni – kërko thellësi. 💼 Punë: Ambicia është e lartë, por mos u përplas me autoritetin. Dita kërkon diplomaci taktike. 💰 Financa: Rrezik për shpenzime impulsive. Mbaje kontrollin. 🔮 Pritshmëri: Në mbrëmje vjen qartësia që kërkoje prej ditësh. ♉ Demi ❤️ Dashuri: […]

todayFebruary 17, 2026 7

Opinion

Kur ke probleme me ligjin dhe 84 vota në parlement, zgjidhja është: Ndrysho ligjin!

Edi Rama paraqiti sot paturpsisht propozimet për ndryshimin e ligjit, që i jep të drejtë prokurorisë të pezullojë nga detyra ministrat dhe kryeministrin. Ai kërkon me këto propozime t’ia ndalojë SPAK-ut këtë të drejtë. Dhe duke shfrytëzuar shumicën e cilësuar që ka arritur të garantojë në parlament falë një kodi elektoral të turpshëm, të miratuar me votat e opozitës, ai mendon se mund ti qepë ligjet sipas interesit të çastit. Rama pretendon se kjo bëhet në emër të ndarjes së […]

todayFebruary 16, 2026 12

Sport

107 VJET HISTORI:

107 vjetori i Vllaznisë! 107 vite histori, lavdi dhe krenari! Sot Klubi i Futbollit Vllaznia, simboli më i madh sportiv i Shkodrës feston 107 vjetorin e krijimit. E themeluar më 16 shkurt 1919, si një bashkim i shoqërive “Vaso Pasha” dhe “Mustafa Pasha”, Vllaznia lindi si një ide e madhe kombëtare, që bashkoi të rinjtë shkodran përtej besimeve, me një qëllim, zhvillimin kulturor, sportiv dhe shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Katolik e musliman u bënë bashkë duke krijuar kështu klubin Vllaznia. […]

todayFebruary 16, 2026 18

Horoskopi

HOROSKOPI I DATËS 16 SHKURT 2026❤️

Sot është një ditë që flet për qartësi pas trazimit, për vendime që merren në heshtje, por ndikojnë gjatë. 🌘✨ ♈ Dashi Psikologjia e ditës: Impuls kundër vetëkontrollit. Sot do ndjesh një tension të brendshëm. Një situatë në punë ose në dashuri do të të provokojë reagimin instinktiv. Por nëse vepron me nxitim, mund të prishësh një balancë të brishtë. Në marrëdhënie, partneri mund të kërkojë më shumë butësi sesa vendosmëri. Nëse je beqar, dikush me energji të qetë mund të […]

todayFebruary 16, 2026 7

Opinion

Epitafi i një regjimi: Ekzekutimi i shpresës dhe kalbëzimi i pushtetit që pasuron oligarkët dhe poshtëron popullin:

Epitafi i një regjimi: Ekzekutimi i shpresës dhe kalbëzimi i pushtetit që pasuron oligarkët dhe poshtëron popullin Podcast-i i fundit i Edi Rama, i dalë nga laboratorët e propagandës së Rilindjes, që i krahason protestat qytetare me “jashtëqitje”, nuk është thjesht një fyerje rruge – është ulërima e dëshpëruar e një regjimi që po dekompozohet mbi karriget e vjedhura. Kur një pushtet arrin deri në pikën sa t’i quajë qytetarët e vet “pislëk”, ai ka humbur çdo legjitimitet moral dhe […]

todayFebruary 15, 2026 11

Horoskopi

HOROSKOPI I DATËS 15 SHKURT 2026❤️

♈ Dashi Sot: përballje me egon. Dashi ndjen një tension të brendshëm mes dëshirës për të dominuar dhe nevojës për të ruajtur paqen. Në dashuri, mund të ndjesh se partneri kërkon më shumë ndjeshmëri sesa forcë. Nëse je vetëm, mos u nxit – dikush po të vëzhgon në heshtje. Në plan profesional, dita kërkon strategji, jo impuls. Mos u përfshi në konflikt verbal – reputacioni ndërtohet me maturi. 🔴 Mesazh i ditës: Forca e vërtetë është kontrolli i vetes. ♉ Demi Sot: […]

todayFebruary 15, 2026 7

Kronikë

Pas 12 vitesh në kampin e ferrit në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë. Ribashkohet me nënën dhe vëllain:

Pas 12 vitesh larg atdheut dhe një kalvari të gjatë në Siri, Eva Dumani është rikthyer në Shqipëri, duke u ribashkuar me nënën dhe vëllain e saj në Tiranë. Ajo ishte vajza e fundit shqiptare e mbetur në kampin famëkeq Al Hol, në veri të Sirisë. 21-vjeçarja mbërriti më 14 shkurt në aeroportin e Rinasit, në një operacion ku u përfshinë strukturat e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit. Më herët, ajo ishte nxjerrë ilegalisht nga Siria drejt Turqisë me ndihmën […]

todayFebruary 14, 2026 14

Opinion

Zbulohet shkresa sekrete e 1997 / A po armatoste Berisha veriun për t’i rënë jugut?

Një dokument i siguruar, i datës 9 mars 1997, në kulmin e trazirave që përfshinë vendin, hedh dritë mbi një prej momenteve më të errëta të funksionimit të shtetit shqiptar. Shkresa, e firmosur nga krerë të lartë të ushtrisë Bashkim Gazidede dhe Adem Copani, urdhëron mobilizimin urgjent të rezervistëve në veri të vendit. Në të kërkohet që ata të paraqiten menjëherë në repartet ushtarake, të vishen me uniforma, të armatosen dhe të nisen urgjentisht drejt Akademisë së Forcave Tokësore në […]

todayFebruary 14, 2026 13

Ekonomi

SA KUSHTON SHËNVALËMTINI NË SHQIPËRI!

Dashuria në bilanc/ Nga lulet te udhëtimet dhe bizhuteritë, sa kushton Shën Valentini në Shqipëri? Shën Valentini nuk e shpiku dashurinë, por e bëri të matshme. Për disa ditë me radhë, tregu i Tiranës merr ngjyrë të kuqe, restorantet kthehen në studio me qirinj dhe muzikë live, agjencitë publikojnë paketat e fundjavës, ndërsa rrjetet sociale bëhen vitrinë ku surpriza duhet të duket po aq sa të ndihet. Në një ekonomi ku konsumatori po mësohet të krahasojë, të kërkojë ofertë dhe […]

todayFebruary 14, 2026 15