Your dedications
Currently there are no new dedications

Blog masonry

Botë

Ai që është shkaktar i fatkeqësisë së vet duhet të qajë vetë.

Amerika e Donald Trump-it do të vijë “e para” (ku? Në Hënë ka qenë që në vitin 1969), por ndërkohë është e vetme. Gjatë 72 orëve të fundit, Donald ka prishur marrëdhëniet me të gjithë, madje duke hapur edhe një front “ekstraterritorial” me Papën, në kundërshtim me ndarjen mes politikës dhe fesë të rrënjosur në Kushtetutën amerikane. Një rast i izoluar si ai i Izraelit nuk mjafton për të ndryshuar pamjen e përgjithshme, në një skenë globale që përfshin Euroatlantikun, […]

todayApril 19, 2026 22

Opinion

NEOMALËSORJA QË PO KËRKON TË PËRÇAJË SHQIPËTARËT!

Neomalësorja nuk mund ta përdorë gegnishten si armë politike, sepse politikane nuk është. Në fakt, më ka ardhur çudi që ajo pranoi të futet në parlament me lista të mbyllura – pra në mënyrën më korruptive dhe antidemokratike të mundshme – ndërkohë që po të hynte në garë të hapur me votime, shanset ishin që ta fitonte. Tani që ka ngrënë çorbën e atyre që ne duam t’i heqim nga parlamenti, gegnishten le ta përdorë në jetën e saj private, […]

todayApril 19, 2026 12

Sociale

Mimoza Ahmeti si një grua e plakur keq mendërisht, si e rrjedhur nga truri, e braktisur nga ajo vetëdije kritike që pretendonte dikur se e zotëronte.

Shënim nga një TikTok që e pashë rastësisht dhe më bëri të reagoj i bindur se indiferenca është luksi i atyre që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh. Ferma VIP është një format i këndshëm, me plot potencial, por si çdo telerealitet i këtij formati përveçse një program argëtimi është edhe laborator antropologjik, ku shoqëria shqiptare ekspozon lakuriqësinë e vet shpirtërore.Nëse do ta shihja këtë episod të Ferma VIP përmes një lenteje që i afrohet çështjes nga perspektiva e […]

todayApril 18, 2026 10

Sociale

PAPA LEONI XIV GODIT BOTËN E LUFTËS: KUR FEJA PËRDORET SI ARMË, TIRANËT ZHVESHEN NGA MASKA:

Nga Bamenda e Kamerunit, në zemër të një prej konflikteve më të dhimbshme të Afrikës, Papa Leoni XIV lëshoi një nga mesazhet më të forta politike dhe morale të kohës: bota po rrënohet jo nga mung, luftë dhe interes. Në një epokë ku miliona njerëz jetojnë nën hijen e bombave, urisë, zhvendosjes dhe frikës, kreu i Kishës Katolike nuk zgjodhi gjuhën e vakët diplomatike. Ai foli me gjuhën e ndërgjegjes. Dhe pikërisht kjo e bën fjalimin e tij shumë më […]

todayApril 17, 2026 15

Sport

Paulin Ndoja; Legjenda e Vllaznise 🔴🔵⚽️🏆

❤️ Paulin Ndoja, portieri me një karrierë të mbetur në mes. 💙I njohur në mbarë opinionin futbolldashës si legjenda e portës shkodrane, dhe jo vetëm kaq por njeri nga gardianët më të talentuar të portave shqiptare të gjitha kohërave. Lindi në Shkodër 19 dhjetor 1945,në bashtinën e futbollit shqiptar dhe shpërtheu si trëndafilat plot lule e aromë. Paulin Ndoja u bë një portieri madh i futbollit tonë se, i madh ishte talenti i tij natyror, e madhe ishte puna, stërvitja […]

todayApril 17, 2026 17

Botë

EUROPA PO I MBYLL DERËN TRUMPIT: EDHE MELONI U TËRHOQ NGA “ALEANCA E HEKURT”, KUR LUFTA ME IRANIN PO I KUSHTON SHUMË SHRENJTË KONTINENTIT:

Nga partner strategjik në barrë politike: Trump po izolohet gjithnjë e më shumë në Europë, ndërsa kryeqytetet europiane po refuzojnë ta bëjnë të tyren një luftë që nuk e nisën, nuk e kontrollojnë dhe nuk e besojnë. Ka momente kur politika ndërkombëtare zhvishet nga propaganda dhe mbetet vetëm e vërteta e ftohtë: Europa nuk do të hyjë në luftën e Trumpit me Iranin. Jo sepse i mungon forca. Por sepse i ka mbetur ende një grimë arsye, një grimë kujtese […]

todayApril 17, 2026 15

Opinion

“Qeleshja e ish-kryebashkiakut dhe Nishanet e Shtetit”

Këto ditë të fundit, disa studio televizive të kryeqytetit më kërkuan të jap mendimin tim, sado të pakët e të përunjur, mbi gjendjen e komunitetit shqiptar në Amerikë, meqë fati më ka hedhur të kaloj ca kohë ndër ta. U përpoqa, me aq sa më lejon dija, të them dy fjalë mbi nevojën që ky komunitet të bëhet më i dukshëm e më i dobishëm për mëmëdhenë, duke qenë se sot pesha e tij në çështjet kombëtare duket, për fat […]

todayApril 17, 2026 16

Opinion

RREBELET E DJRSHËM:
DEKOR I SOTSHËM I PUSHTETIT:

Ajo që ndodhi sot nuk është thjesht një takim protokollar në Kuvendin e Shqipërisë.Është një sinjal alarmi për një fenomen shumë më të rrezikshëm:Tentativa e vazhdueshme e pushtetit për të neutralizuar zërat kritikë të diasporës duke i afruar, përqafuar…Dhe në fund, shpesh, duke i zbutur.Dje, në një samit që duhej të ishte tribunë e lirë për shqiptarët jashtë vendit, disa prej përfaqësuesve të diasporës patën guximin të thonë një të vërtetë të madhe:Diaspora nuk është dekor.Ishte një deklaratë që goditi […]

todayApril 15, 2026 15

Opinion

Mos e përçani diasporën.

Ajo nuk i përket partive politikeAjo i përket ShqipërisëI përket Kombit Shqiptarë. Për tre ditë, 13,14 ,15 prill 2026 në Tiranë po mbahet takimi i diasporës. Është edicioni i 4 tërt i saj. Në këtë samit morën pjesë mbi 1 mijë vetë të ardhur nga 38 shtete të botës. Çështë diaspora për ne, të paktën për mua? *Është pjesë e jona. Është pjesë e trungut të kombit shqiptarë. Është gjaku ynë. Besoj janë shumë të pakta familjet shqiptare që nuk […]

todayApril 14, 2026 13