Your dedications
Currently there are no new dedications

Blog masonry

Politikë

Shkëlzen Berisha, do më kesh përballë në çdo betejë, deri sa Partia Demokratike të çlirohet nga kthetrat e klikës tënde të shpallur non grata.

Dje, Shkëlzen Berisha ka urdhëruar një sulm të koordinuar përmes “biondinës së gazetarisë” dhe “Çim mjekër cjapit” nga televizioni i tij SYRI, me qëllim që të më mohojnë çdo kontribut në Partinë Demokratike. Nuk ka njeri në këtë tokë që mund të mohojë kontributin, sakrificën dhe djersën time, ashtu si edhe të familjes sime, për këtë parti.Në vitin 2022 jam zgjedhur me votë në Kryesinë e FRPD-së.Po në vitin 2022 jam zgjedhur me votë edhe në Këshillin Kombëtar të FRPD-së. […]

todayMay 5, 2026 17

Botë

Sulm me Lepzig të Gjermanisë – ka të vdekur dhe të lënduar!

Një persohn është futur me makinë në një masë njerëzish në qendër të Leipzigut, para pak orësh. Kryetari i bashkisë së Leipzig, Burkhard Jung, tha se deri tani dihet për dy viktima, por akoma nuk dihet asgjë për motivet e kësaj vepre. "Jemi të shkatërruar. E tëra çfarë mund të bëj tani është të shpreh solidaritetin tim me familjet e viktimave", tha Jung. Pas vlerësimeve të para, policia ka kumtuar se automjeti është futur në zonën e këmbësorëve në Augustusplatz. […]

todayMay 4, 2026 14

Histori

Haxhi Baçinozi i shkruan Nexhmije Hoxhës : ️ “S’kam frikë nga vdekja, se jam pjellë e atyre që veç pushka i ka marrë dhe vdekjen e kanë përbuzë.”

Heronjtë e mi !Letra drejtuar Nexhmije HoxhësZnj.kryetare! Një kosovar i dënuar në Shqipëri me burg të përjetshëm kërkon përgjigje. Quhem Haxhi Baçinozi, pinjoll i një familje luftëtarësh që qëndruan në malet e Kosovës 15 vjet me radhë me armë në dorë, më hollësisht shih Enciklopedinë Shqiptare! Jam arrestuar në radhët e ushtrisë në vitin 1981 krimi agjitacion e propagandë, paragrafi nr.55 i Kodit Penal dhe duke vuajtur dënimin në burgun skëterrë të Qaf Barit. Në maj 1984 arrestohem përsëri, por […]

todayMay 4, 2026 17

Opinion

Karrikja si mburojë
..Kur statusi i Partisë kthehet në “letër higjienike” për të fshirë mëkatet..

Politika shqiptare po dëshmon sërish një nga aktet më groteske të mbijetesës personale, "pushtimin" e radhës, të karrikes së kryetarit nga Sali Berisha. Në një teatër ku rregullat e lojës shkruhen dhe fshihen sipas nevojave të ditës, Statusi i Partisë Demokratike ka pushuar së qeni kushtetuta e një force politike, ai është katandisur në një "letër higjienike" që përdoret sa herë që liderit i duhet të pastrojë njollat e humbjeve të njëpasnjëshme dhe dështimeve elektorale. Berisha, si në kohën kur […]

todayMay 4, 2026 21

Art/Kulturë

Letrat e padërguara e Stefan Cvajgut:

“Puna shpirtërore ka qenë gjithmonë gëzimi më i kulluar dhe liria personale, mirësia më e madhe e kësaj toke”Stefan Cvajg… Ese… Në kohën ku jemi bërë të tërë që nga fëmijët deri te më të moshuarit, robër, viktima, heronj të celularit e të gjithë objekteve elektronike që e kanë bërë botën një fshat të vogël. ai, i madhi, i papërsëritshmi, njeriu që matet vetëm me veten, Mjeshtri i Mjeshtërve dhimbjemadhi, fjalëmençuri, sfidanti Stefan Cvajgu kujtohet e do të kujtohet. Ai […]

todayMay 4, 2026 20

Botë

Në një intervistë ekskluzive, Presidenti rus Vladimir Putin ka zbuluar një pretendim marramendës që mund të ndryshojë perceptimin e politikës globale:

Sipas Putinit, udhëheqësit më me ndikim në botë nuk janë aspak njerëz, por përkundrazi janë hibridë me gjak të ftohtë. Ky pranim tronditës ka dërguar valë tronditëse në qarqet politike, duke ngritur pyetje rreth vetë natyrës së strukturave të pushtetit dhe shoqërive sekrete që kanë formësuar ngjarjet botërore për shekuj me radhë. Deklarata e Putinit shkon përtej spekulimeve të thjeshta. Ai pohon se këta udhëheqës botërorë kanë një axhendë të fshehur, një axhendë që shpjegon nivelin e kontrollit që ata […]

todayMay 4, 2026 16

Politikë

Më përjashto.

Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik. Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi. Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas. Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim. Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto. Jo […]

todayApril 28, 2026 10

Aktualitet

‘Pallati i ri në Durrës zhyet gati 1 metër’, Inxhinieri jep alarmin: Duhej studim më i thelluar, banorët në rrezik:

Një kompleks i ri pallatesh në bregdetin e Durrësit ka pësuar një ulje alarmante, duke u zhytur mesatarisht 74 centimetra, ndërsa në pika të caktuara ulja arrin deri në 1 metër. Të dhënat, të zbuluara nga një investigim mediatik, ngrenë pikëpyetje serioze mbi sigurinë strukturore të ndërtesës 10-katëshe dhe standardet e ndërtimit në një nga zonat më të ndjeshme gjeologjike të vendit. I ftuar në 'Kafe Shqeto', inxhinieri Rajmond Dervishi e cilësoi këtë fenomen si një “çedim alarmant”. Sipas tij, […]

todayApril 27, 2026 14 2

Histori

VEZIRËT SHQIPTARË QË I SHËRBYEN PERANDORISË, JO ÇËSHTJES SHQIPTARE:

Nga Koca Sinan Pasha te Köprülü Mehmed Pasha, historia njeh dhjetëra shqiptarë që u ngjitën në majat e Perandorisë Osmane. Por pyetja e madhe mbetet: pse kaq shumë pushtet shqiptar në Stamboll prodhoi kaq pak liri për shqiptarët?Perandoria Osmane nuk i ngriti shqiptarët në pushtet për t’i shërbyer Shqipërisë. I ngriti për t’i shërbyer vetes. Ky është thelbi i madh historik që shpesh fshihet pas krenarisë boshe kur thuhet se “shqiptarët kanë pasur shumë vezirë”.Po, shqiptarët patën vezirë. Patën pashallarë. […]

todayApril 27, 2026 12