insert_link Rajon Zhgenjen pjesëmarrja e zgjedhësve në Kosovë! Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me një pjesëmarrje shumë më të ulët sesa në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të shkuar. Pjesëmarrja në votime ishte rreth 37%, apo 712.148 qytetarë që hodhën votën e tyre, nga rreth dy milionë votues sa kishin të drejtë vote, njoftoi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, pjesëmarrja në votime ishte 44.99 për qind. Procesi i numërimit të votave sipas KQZ-së po […] todayJune 7, 2026 24
insert_link Opinion A po fundoset projekti i Sazanit? Artikulli grek që ka trazuar debatin në Shqipëri: Një artikull i publikuar nga media greke Greek City Times ka hapur një debat të ri mbi të ardhmen e projektit miliardësh të planifikuar në ishullin e Sazanit. Sipas këtij raportimi, investitori amerikan Jared Kushner dhe grupi i tij i investimeve po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e tërheqjes nga projekti në Shqipëri, duke orientuar interesin e tyre drejt destinacioneve të tjera turistike në Greqi, përfshirë Mykonosin. Megjithëse deri në këtë moment nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar nga kompania e Kushner apo […] todayJune 7, 2026 30
insert_link Sociale Shqipëria nuk është thjesht një vend në hartë. Ndoshta është një kujtesë e lashtë që po zgjohet, për t’i rikujtuar njerëzimit lidhjen me Tokën, me Krijuesin dhe me dritën që jeton brenda secilit prej nesh. Para disa kohësh fillova të shoh hartën e Shqipërisë jo vetëm si një territor, por si një libër të lashtë me simbole. Dhe sa më shumë meditoja mbi emrat e vendeve tona, aq më shumë ndieja se ato ruanin një kujtesë të thellë.Besoj kjo nuk është rastësi që pikërisht sot po dëgjojmë kaq shumë për Vlorën, Sazanin, Zvërnecin, Rrjollin dhe Shkodrën.🇦🇱 VLORAMund ta lexojmë si:VLO – vlon, ndizet, zgjohet. RË – rrezja që zbret nga qielli.Vlora bëhet kështu: "Vendi ku […] todayJune 7, 2026 22
insert_link Opinion Kur pushteti zë vendin e institucioneve,historia tregon pse Shqipëria ka nevojë për transparencë, jo për propagandë! Në vitin 2008, në Kongresin e SPD-së në Hamburg, merrnin pjesë përfaqësues të politikës ndërkombëtare, ndër ta edhe nga Shqipëria. Mes tyre ishte Edi Rama, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës.Ai ishte një nga figurat më të spikatura të politikës shqiptare të asaj kohe një politikan karizmatik që kishte krijuar pritshmëri të mëdha te shqiptarët dhe kishte tërhequr interesin e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët shihnin tek ai mundësinë e një Shqipërie […] todayJune 7, 2026 20
insert_link Politikë NJË QENDËR E RE POLITIKE NË MALËSINË E MADHE: KONSERVATORËT KONSOLIDOJNË PRANINË E TYRE NË TERREN: Në një periudhë kur qytetarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë alternativa të reja politike dhe një përfaqësim më të afërt me shqetësimet e tyre të përditshme, Partia Kombëtare Konservatore Albania ka shënuar një zhvillim të rëndësishëm në Malësinë e Madhe me krijimin e qendrës së saj konservatore në Pjetroshan, Prroni i Thatë. Ky nuk është thjesht inaugurimi i një zyre apo i një ambienti takimesh. Është ngritja e një pike organizimi politik dhe qytetar që synon të shndërrohet në […] todayJune 7, 2026 21
insert_link 1 Opinion Në këtë teatër absurd që quhet Shqipëri, ka një kastë personazhesh që për trembëdhjetë vjet jetuan si shërbëtorët e bindur të oborrit të Mbretit Lakuriq. E panë mbretin pa rroba, e panë pallatin të mbushej me hajdutë e eskorta, e panë sofrën publike të kthehej në han kusarësh, por heshtën. Heshtën me një devotshmëri prej eunukësh politikë. Asnjë status. Asnjë revoltë. Asnjë fjali. Vetëm ndonjë emoji servile poshtë propagandës së oborrit.Sot, papritur, janë zgjuar si Don Kishotë të vonuar, me shpata kartoni në duar, duke kërkuar burgje, gijotina e revolucione morale. Të njëjtët që në kohën kur duhej guxim, fshiheshin pas perdeve si personazhet e […] todayJune 7, 2026 21 1
insert_link Opinion Fitorja e parë e protestës! Nëse ka një gjë pozitive që u ndie që në fillim të protestës që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, është pikërisht kjo:Mediat sociale, nëpërmjet internetit, i korrën një fitore dërrmuese masmedias sonë kombëtare, me gjithë protagonizmin e tyre.Këtu vlen të theksohet se ka një ndryshim tepër të madh mes mediave dhe gazetarëve. Gazetarët janë thjesht të punësuar, janë njerëz, dhe disa prej tyre madje kanë marrë pjesë aktive në protestë; por pronarët dhe drejtuesit e mediave janë tjetër gjë. […] todayJune 7, 2026 21
insert_link Horoskopi 🌟 Horoskopi i Datës – 7 Qershor 2026❤️ 🌞 “Dita kur universi ju fton të lini pas dyshimet dhe të besoni më shumë tek rruga që keni zgjedhur.” 7 Qershori sjell energji të forta vetëbesimi, ndryshimi dhe reflektimi. Kjo është një ditë ku shumë persona do të kuptojnë se disa gjëra nuk mund të shtyhen më. Është momenti për të marrë vendime, për të folur hapur dhe për të ndjekur atë që zemra dhe mendja ju tregojnë. Në dashuri favorizohen ndjenjat e sinqerta, në punë iniciativat e guximshme […] todayJune 7, 2026 56
insert_link Opinion A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme të Europës sipas lajmërimeve që qarkullojnë në mediet sociale, kanë ngërthyer jo vetëm opinionin publik shqiptar, por i kanë “pushtuar” që në fillim mediat ndërkombëtare. Jo vetëm kaq, por grupe ambientalistësh, akademikësh e grupesh të shoqërisë civile të kontinentit po solidarizohen me deklarata në mbështetje të rinisë që ka mbushur prej katër ditësh bulevardin kryesor të Tiranës. Ndërsa përjetojmë të […] todayJune 6, 2026 28