Familjen shqiptare nuk e shkatërron parada LGBT. E shkatërron hipokrizia që fshihet pas derës së shtëpisë:
Një pjesë e shqiptarëve u shqetësuan nga parada e komunitetit LGBT, sikur në rrugë të kishte dalë ndonjë ushtri që po shembte themelet e familjes shqiptare. Me fytyrë të ngrysur dhe me moral të marrë hua nga frika, nisën të përsërisnin të njëjtat fjali të vjetra: “po shkatërrohet familja tradicionale”, “po degjenerohet shoqëria”, “po prishet rinia”. Në fakt, këto fjali nuk janë as të reja, as origjinale. Të kujtojnë parullat […]