play_arrow
Daors Radio
A e di, do të të them diçka, edhe mua më kanë munguar fjalët.. te
ngjashme me ty..A e di që me mungesën tënde, nuk flija e qetë..Do
të flija duke përqafuar jastëkun tënd aromatik..Këtë dhomë! Këtë
shtrat! Ëndërroj në ëndrrat e mia të zymta dhe të trishtueshme. Nuk
mund ta shuaja mallin për ty në asnjë mënyrë tjetër…Vdisja çdo ditë
me dëshirën për të parë fytyrën tënde të dashur..Ah, i dashuri ime!
Nuk e di çfarë më mungonte më shumë. Ishte ajo aromë joshëse e
flokëve të tu, kurre ecja nëpër rrugët e bukura të Tiranës. Kurre të
takova në atë qytet madhështor të Shqipërisë. Ajo aromë e flokëve
të tu ishe ti! Dardani ime i bukur..Ti ishe atdheu im! Shtëpia dhe
familja ime. Ah, më mungoje shumë, Dardani im, në atë kohë kurre
nuk guxonim as të përmendnim emrin tënd dhe atë vend
madhështor Shqipëri… Vetëm që ta dish! Më mungonte gjithçka tek
ti… Buzëqeshja jote që të zbukuronte fytyrën si një flamur me një
shqiponjë impozante dykrenare, simbolin e pellazgoilireve.
Buzëqeshja jote e ktheu natën në një ditë me diell. Pastaj i thashë
vetes, më mungojnë duart e tua që më mbajnë fort pranë teje.
Dëshira ime është që zemrat tona të bashkohen përgjithmonë, që
të mos ketë kufij midis nesh. Të jemi një familje, një vend i madh,
Shqipëria. Të jesh gjithmonë pranë meje, dardani im. edhe niqind
jete ti kisha do i kisha dhene per ty. Sepse ti je vatra ime ! Dashuria
ime e përjetshme! Të cilën e kam çmuar për shekuj me radhë sepse
jam një feniks që ringjallet nga hiri duke fluturuar . Unë jam vatra jote , dardani im…
Alisia Gjoni-FETAH D Kluna..AUTORE..
Drenasi..REPUBLIKA E KOSOVES.. DARDANIAILIRE..
Written by: Daors Media
Copyright Daors Media - Developed by Bledi Orhani