Your dedications
Currently there are no new dedications

Opinion

Kastriot Fetahu: MEFISTOFELI ANTISHQIPTAR:

todayOctober 26, 2026 11

Background
share close

Një popull që nuk mëson nga kurthet e magjistarëve të politikës është i destinuar të bjerë pre e tyre. Mefistofeli, djalli tundues te «Fausti» i Gëtes, është rimishëruar te Rama. Të dy djajtë kanë si mjet sundimi estetikën dhe mjeshtërinë e manipulimit retorik. E gjithë kjo çon në një realitet paralel, të transformuar si nga një prestidigjitator, një artist cirku që nxjerr nga kapela lepuj pafund.

Shikoni syzet, llojet e tyre me të cilat na dhunonte kur dilte në TV, kollaret, poturet, çorapet, atletet dhe gjithçka që sajon për të shpërqendruar turmat platoniane nga problemet e vërteta: varfëria dhe korrupsioni. Në një samit të NATO-s kërkoi të bënte edhe atje Mefistofelin, por e injoruan dhe, me këtë, pësuam edhe ne si popull një zhvlerësim përmes figurës së kllounit.

Shqiptarët janë një popull tradicional e konservator, që familjen dhe virtytet i konsideron të shenjta, por sekti i Rilindjes së Mefistofelit i degjeneroi. E keni dëgjuar të flasë për familjen? E ka puthur ndonjëherë flamurin kombëtar shqiptar? Të dashur socialistë, është për të ardhur keq që burrëria, nderi dhe sakrifica juaj përdhosen nga një sekt antishqiptar si Rilindja.

Mefistofeli vjen si intelektual, sharmant e tërheqës, që i ofron Faustit rini, përvoja imagjinative dhe bukuri për t’i marrë shpirtin. Kështu edhe Rama, në rolin e Mefistofelit, me fasadat e tij estetike, personale dhe publike, i merr shpirtin një populli, duke e dëbuar nga shtëpitë në rrugët e botës. Ata që mbeten i kthen në skllevër, pasi një rrogëtar nuk blen dot një shtëpi në Tiranë sa të jetë gjallë.

Thënien e Mefistofelit se «gjaku është një lëng krejt i veçantë» e ka transformuar pa iluzione, duke zëvendësuar gjakun me drogën. Është ai që zhduku shtresën e mesme për të pasur vetëm skllevër dhe të pasur. Ndërkohë, në vendin naftëmbajtës më të varfër të Evropës, çmimi i naftës kap majat e botës. Rama e ktheu Shqipërinë në një vend ku synon ndryshimin e raportit të popullsisë në dëm të shqiptarëve, që pas disa dekadash të mos ketë më Shqipëri.

Të dashur socialistë, jeni fajtorët kryesorë që, ashtu si partia juaj paraardhëse, i dhatë një diktator tjetër shqiptarëve, i cili ia kalon Hoxhës, pasi Hoxha e ruajti me gjak çdo pëllëmbë toke shqiptare. Manipulimi më i madh në këtë pikë është deformimi vulgar që Mefistofeli ynë i bën shprehjes «Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut». Këtu fillon zhbërja e emrit Shqipëri.

Jeni ju që e kthyet në diktator që nga viti 2005, duke mos zhvilluar më zgjedhje për kryetarin e partisë. Ndërsa ai, në emrin tuaj, bën farsë zgjedhjesh me emërime njerëzish të shantazhueshëm, tek të cilët pika e parë pse fitojnë është mungesa e burrërisë. Edhe Enver Hoxha zgjidhej formalisht në kongrese. Kjo është origjina e rritjes së këtij diktatori vulgar, sociopatik e mefistofelik.

Keni në dorë të bëheni me popullin për të djegur njëherë e mirë shtratin kushtetues partiak dhe atë të Republikës, që rritin diktatorë drakulianë si përbindëshi Rama, i cili është vënë kundër rinisë, popullit dhe kombit. Shikojeni! Miqtë e tij janë armiqtë e shqiptarëve ndër shekuj: Makroni francez dhe Vuçiçi serb, kur miqtë e vërtetë të kombit shqiptar janë amerikanët dhe gjermanishtfolësit.

Çdo orë që ai përbindësh qëndron në pushtet punon kundër Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Përpara atdheut, asgjë tjetër nuk ka vlerë më të madhe. Mefistofeli diktator tani nuk hipnotizon më askënd.

Me dashuri për Atdheun dhe shqiptarët.

Kastriot Fetahu

BOSTON 10/25/2026

Written by: Daors Media

Rate it