Your dedications
Currently there are no new dedications

Aktualitet

Tiku dhe Shabani humoristët e politikës!

todayJuly 17, 2025 11

Background
share close

🟥 Kur cjapi hyn tek kasapi…

🔻Partitë e reja në Shqipëri u vetëprezantuan si shpresa për një politikë ndryshe.

📛Por kur erdhi momenti për të ndërtuar një kauzë reale, për të luftuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për të garantuar standardin dhe barazinë në garë — u futën në zgjedhje me sytë mbyllur, si cjapi tek kasapi.

🔹Nuk luftuan për Kodin Zgjedhor, as për depolitizimin e komisioneve, as për rregulla loje të ndershme.
Përkundrazi, bënë pikërisht atë që bënin “të vjetrit”:👇

• Listat i mbyllën vetë, për t’i hapur dajove, motrave dhe vëllezërve.
• Votën e shndërruan në biznes familiar dhe marketing personal.
• Në vend të vizionit, sollën marifete. Në vend të programit, meme dhe moralizma të zbrazëta.

Qifti i famshëm TIKU–SHABANI, që dikur premtonte revolucion, sot është bërë gazi i rrjeteve dhe lodër në duart e sistemit që premtoi ta përmbysë.

🔴 Të vjetrit i futën në kurth.
Të rinjtë e hëngrën. Tani i tallin të dy palët.

🟡 Kjo nuk është vetëm fatkeqësi për një individ a një parti.

Është rënie e pluralizmit.
Sepse në Shqipëri nuk ekziston standardi, por gracka ligjore. Kodi Zgjedhor të pengon që në start, të asfikson pa u hedhur në garë. Nëse nuk e ndryshon dot, nuk ke pse bëhesh alibi e sistemit.

🔴 Zgjidhja?

  1. Fillimisht: luftë për rregullat.
  2. Garanci për procesin.
  3. Mos fut këmbë në garë nëse ke humbur që në start.
  4. Më shumë mendje e më pak selfi.
  5. Më shumë qendresë dhe më pak karikim emocional.

🔻Se nuk mjafton të jesh “i ri në moshë” për të qenë i ri në mendje. Disa u plakën pa u bërë kurrë burra…

💥 Dhe dajaku i fundit:👇

Të vjetrit (PS-PD) janë mjeshtra të manipulimit.
Të rinjtë (shumë prej tyre) janë çirakë të mashtrimit.

Të gjithë bashkë e kthyen politikën shqiptare në një shtëpi pa dritare dhe pa pasqyrë: askush s’e sheh të ardhmen, askush nuk sheh veten.

🇦🇱 Shqipërisë i duhet një brez që nuk klonon të vjetrit, por i përballon ata. Dhe nuk bërtet për ndryshim, por e përgatit atë me themel.
—————- Albert Zadrima

Written by: Daors Media

Rate it