Your dedications
Currently there are no new dedications

Opinion

2500 euro me thy ështra fëmijësh e koka të studentësh; a jemi në zezonën e “Weimarer Republik?”

todayOctober 19, 2026 4

Background
share close

Gëzim Mekuli

Historia e Republikës së Vajmarit në Gjermani na kujton se si krizat politike, propaganda, korrupsioni dhe përqendrimi i pushtetit në pak njerëz, e kalbëson demokracinë nga brenda. Kur një kryeministër e përdor komunikimin publik jo për të dëgjuar qytetarët e shkretë, por për t’i bullizuar, sulmuar popullin dhe për të shmangur përgjegjësinë politike, institucionet demokratike humbasin besimin e popullit; Edi dRama duhet ta kuptojë se demokracia nuk është pronë e tij dhe as e oligarkëve, por e qytetarëve. Historia e Vajmarit është një paralajmërim: kur pushteti e sheh kritikën si armik dhe propagandën si zëvendësim të llogaridhënies, demokracia vihet në sprovë.

Të dashur lexues,
E ftoj dRamën të reflektojë, të dëgjojë studentët, rininë: popullin, e të mos bëhet zëdhënës i oligarkisë dhe mafisë. Kryeministri dRama le t’i flasë popullit në emër të qeverisë e jo në emër oligarkisë dhe milicisë që sot paguhet prej 2500 euro. (Një pagë që s’e kanë sot as policët në Norvegji e as në Gjermani, Itali apo Greqi)

Studentë, prindër me fëmijë, gra e burra, të rinj e pleq: dilni e dukuni në rrugë, dilni në sheshe e qytete; dilni e mos u tutni, sepse këtë të drejtë jua garantoj vetë Rama në konferencën e sotme për shtyp, apo jo?!

Pa dhunë, por me protesta të fuqishme e gandiane që paralizojnë jetën e regjimit. Pa dhunë: Mos i jepni oksigjen publik pushtetit të dRamës; Sepse, në sytë e Ramës, mikut të Vuçiqit, edhe populli i qetë, gandist, që kërkon drejtësi e llogaridhënje shpallet i dhunshëm e i “sëmurë psiqik.”

“Miku im Vuçiq”, kjo fjalë që i vrau 2 milionë shqiptarë të Kosovës, dhe panikosi 8 milionë shqiptarë në glob😢, s’ka protestë, qeveri a akademi që do t’a mirëkuptoj e arsyetoj.

Written by: Daors Media

Rate it